Feja
Mesha “The Armed Man”, kushtuar viktimave të luftës në Kosovë
“The Armed Man” është një vepër e njohur artistike muzikore skenike që bart një porosi kundër luftës. Ajo u kushtohet viktimave të luftës së Kosovës dhe është realizuar në periudhën menjëherë pas asaj lufte
Kori kamertal i komunës Neuenkirchen dhe Rekum, nën drejtimin e Hauke Scholten, më 11 tetor do ta shfaqë në kishën e Neuenkirchen-it meshën “The Armed Man” të autorit anglez Karl Jenkins.
“The Armed Man” është një vepër e njohur artistike muzikore skenike që bart një porosi kundër luftës. Ajo u kushtohet viktimave të luftës së Kosovës dhe është realizuar në periudhën menjëherë pas asaj lufte.
Është fjala për një meshë mbi paqen në mes të popujve dhe religjioneve të ndryshme, e cila në sfondin e problemit aktual të refugjatëve merr edhe një dimension të ri, shkruan weserkurier.de. Ajo është shprehje e dëshirës për një bashkëjetesë paqësore dhe me respekt të ndërsjellë.
Mbi bazën e meshës së vjetër katolike, kompozitori ka ndërthurur tekste nga kultura dhe kohë të ndryshme, ka shfrytëzuar këngë të vjetra luftërash dhe i ka plotësuar ato me muzikën e vet. Me këtë veprim ai ka dashur të apelojë që ta lëmë mbrapa mijëvjeçarin e luftërave, transmeton albinfo.ch. Sipas tij duhet forcuar bashkësia e besimtarëve, brenda të cilës individët dhe besimi i tyre ashtu si dhe diversiteti i besimeve trajtohen si të barabarta.
Kompozitori synon të na shtyjë të vendosim gurthemelet e mijëvjeçarit të ri të paqes, ashtu siç edhe është bërë me vënien në skenë të kësaj pjese artistike tashmë afër 1000 herë në 20 vende të botës. Ai e ka kuptuar se kjo që ne bëjmë sot do të ketë një ndikim në njëmijë vitet e ardhshme. “Mbase frytet e saj do të piqen vetëm atëherë kur ne nuk do të mundemi t`i vjelim më, por megjithatë ia vlen që t`i mbjellim, me shpresën se fëmijëve tanë do t`ua dhurojmë një të ardhme në paqe”, ka thënë Scholten.
Koncerti (Mesha “The Armed Man”) jepet në Michaelskirche, Landstrasse 71 dhe fillon nga ora 17.00. Hyrja është falas. Në dalje nga salla ata që dëshirojnë mund të dhurojnë para në të mirë të punës së shoqatës muzikore kishtare “musica sacra”, e cila ka mundësuar një koncert sikur ky.
Të tjera nga Feja
E-Diaspora
-
Piloti kosovar në qiellin ndërkombëtar, Lirik Qerimi licensohet për Boeing 737 Sukses në aviacion, Lirik Qerimi, piloti kosovar që ngjitet në qiellin ndërkombëtar...
-
Afro dy ore pritje në dalje të pikës Merdarë dhe Dheu i Bardhë
-
Dënim i përjetshëm kosovarit, për vrasjen e “dyshes” së një gruaje
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Riola e Hira, dy yjet shqiptare të pianos nga Italia
Jeta në Austri
-
Deri në 36°C: Ditë të nxehta përpara në të gjithë Austrinë Vala e ardhshme e të nxehtit në Austri është këtu: deri në 36°C, qiell me diell...
-
Borxhi i Austrisë po rritet, rritja mbetet e ulët
-
Austri: 121.40 euro shtesë për çdo fëmijë në gusht
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak