Futboll
Mesfushori Besar Halimi, në kërkim të një skuadre të re
Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Besar Halimi, nuk është duke u stërvitur me Brondbyn e Danimarkës.
Kjo për shkak se ekipi e ka lënë të lirë Halimin të bisedojë me skuadrat e tjera, kanë njoftuar të mërkurën mediumet në Danimarkë, transmeton albinfo.ch.
Ende nuk është bërë e ditur nëse Halimi është duke biseduar me ndonjë klub, por gjasat që ai të mbetet te Brondby, janë të vogla.
Halimi, 24-vjeçar, në vitin 2017 fillimisht u huazua nga Mainzi te Brondby, derisa kjo e fundit e bleu kartonin e tij në verën e vitit të kaluar.
Me klubin danez Halimi ka kontratë deri në qershorin e vitit të ardhshëm, derisa edicionin e kaluar shënoi një gol dhe asistoi tri herë në 15 ndeshje.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










