Kosova

Mesazhi kërcënues erdhi në gjuhen angleze: Bomba do të shpërthejë për 10 minuta

Alarmi për bombë në Kuvend ishte i rrejshëm

Secili puntorë në ndërtesën e Kuvendit të shtunën është evakuuar pas alarmit për bombë, pak para nisjes së seancës konstituive, përcjell albinfo.ch.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, ka deklaruar se alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës ka rezultuar të jetë i rremë.

Ai theksoi se bazuar në theksin e personit që bëri telefonatën, besohet se ai mund të jetë nga një shtet jomik.

“Ka rezultuar që kërcënimi ka qenë i rrejshëm dhe deri tani nuk ka diçka që ia vlen të ceket sa i përket rezultateve nga vendi i ngjarjes. D vazhdojmë sa i përket prejardhjes së thirrjes telefonike të bërë nga një person anonim i cili ka qenë me zë mashkulli, me gjuhën angleze, me theks që mendojmë se është të shteteve jomike”, ka thënë Zejnullahu.

Zëvendësuesi i Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, Arben Loshi, ka thënë se alarmi është bërë nga një person që ka kërcënuar në gjuhën angleze.

“Sipas njoftimit, është kërkuar evakuimi sepse në gjuhën angleze një person ka thirrë dhe ka thënë që një bombë është vendosë në ndërtesë dhe e njëjta do shpërthejë brenda 10 minutash”, ka thënë ai.

Seanca konstituive të shtunën do të vazhdojë në orën 20:00