Koronavirusi: çast pas çasti
Mesazhi i infermieres shqiptare në Itali
Ajo është shprehur krenare që 30 mjekë dhe infermierë janë dërguar nga Shqipëria për të ndihmuar Italinë

Në Itali situata është shumë e rëndë, dhe këtë e ka përshkruar edhe një infermiere shqiptare, që ndodhet në Itali.
Mesazhin e saj e ka shpërndarë kryeministri shqiptar, Edi Rama, përcjell albinfo.ch.
Quhem Vojsava Nikolla!
Jam punonjëse Socio – Shëndetësore (infermiere e përgjithshme) dhe punoj në Urgjencën e Spitalit të Feltre-s në Krahinën Veneto në Itali! Kryej rolin e asistentes në sallën e pritjes së Urgjencës dhe njëkohësisht bëj përkthyesen dhe ndërmjetësuesen kulturore për pacientët me origjinë nga Shqipëria dhe Ballkani! Po ashtu asistoj edhe familjet e personave të sëmurë në rastet kur humbin një të afërm të tyre!
Situata e krijuar nga Covid-19 është, edhe sipas kolegëve të mi e sidomos mjekëve, e pakrahasueshme me asnjë emergjencë qysh prej fundit të Luftës së Dytë Botërore!
Nuk e fsheh se në ditët e para kur kishte të vdekurit e parë, pata një ndjesi frike! Por për fat e kalova shpejt dhe tani me masat e marra nga Qeveria e Rajonit, jam besimplotë se do ia dalim shpejt!
Masë e patjetërsueshme kundër virusit është izolimi në shtëpi pasi është tepër i përhapshëm si infektues! Kjo masë qëndron në themel të strategjisë kundër tij! Vura re se Shqipëria e mori mjaft shpejt këtë masë dhe kjo besoj se do ndihmojë në reduktimin e fluksit të pacientëve!
Mora vesh për ardhjen e një grupi mjekësh e infermierësh nga Atdheu ynë për të ndihmuar në një spital të Lombardisë! U emocionova jashtë mase sepse si unë ashtu edhe mijëra shqiptarë të tjerë kemi gjetur një mikpritje e mundësi për një jetë dinjitoze e ushtrim profesionaliteti të denjë! Italinë e kam atdheun tim të dytë (kam edhe nënshtetësinë italiane) por kur shoh që vijnë kolegë nga Shqipëria ndjehem tejet krenare dhe mendoj se ky është shpirti i Europës: solidaritet në nevojë!
Italia është sot në nevojë më shumë se kurrë! Kjo fisnikëri e shëndetësisë shqiptare nuk do harrohet! Sot vijnë nga Shqipëria, nesër mund të vijnë mjekë nga Italia në Shqipëri! Një armik global luftohet vetëm me solidaritet global!
Me Urimet më të përzemërta për ta mundur sa më parë këtë sëmundje!
Rrini në shtëpi që ne t’Ju ndihmojmë sa më shumë e më me pak stres!
SË BASHKU DO IA DALIM
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje, filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me synim të veçantë: të prekin...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor