Feja
Mesazhi i Hoxhës Mustafë Memeti për muajin e Ramazanit
Hoxhë Mustafë Memeti ju ka uruar të gjithëve një agjërim sa më të lehtë në muajin e shenjtë të Ramazanit
Të nderuar anëtarë, familjarë, miq, dashamirë dhe besimtarë shqiptarë myslimanë këtu në Zvicër dhe kudo që ndodheni. Më lejoni në emrin tim dhe të organit kordinuesë për kordinimin e jetës fetare në frymën e akceptancës, tolerancës dhe respektit reciprok këtu në shtetin helvetik, t’ju uroj muajin e bekuar të Ramazanit. Me këtë rast deshiroj t’ju uroj përzemërisht dhe me sinqeritet të thellë fillimin e muajit të Ramazanit.
Edhe pse jemi në një situatë të jashtëzakonshme si rezultat i përhapjes të kësaj pandemie, si në mbarë botën po ashtu edhe këtu në Zvicër, por prapë do të dimë se si ta menaxhojmë situatën edhe pse jemi fizikisht të kufizuar, por shpirtërisht, psiqikisht dhe moralisht gëzojmë liri. Ky muaj i shenjtë është i pakrahasueshëm, shënon sakraficë me sublime te njerzit të një besimi të pa lëkundur ndaj Allahut të gjithësisë, për patjeturshmërinë e zakonëve hynjore, të cilat i kthellojnë shpirtat e përkushtuar dhe pastrojnë e qetësojnë ndjenjat tona të trazuara dhe të shqetësuara, duke i bërë edhe të vetëdijshme për mrekullinë e besimit dhe rëndesinë e vlerave të tij.
Sakri*fica e Ramazanit është një shtyllë e provës së besimit të njerzëve ndaj besëlidhjes sonë me Allahun e plotëfuqishëm që e manifestojmë dhe e demonstrojmë nepërmjet sakraficës së përditshme për gjatë një muaj të tër. Le të shërbej ky muaj i bekuar, në veçanti në këto rrethana të caktuara, që të lëmë me një anë dallimet, t’i bëjmë thirrje ndërgjegjës sonë për të përmbushur sa më mirë detyrimet dhe përgjegjsitë që i kemi në shoqëri për t’ju shmangur vesave dhe dobësive, për të kultivuar sa më shumë dashuri dhe solidaritet njeri tjetrit në veçanti të afërmëve tonë në këtë situat të pandemisë.
Më në fund e lus Krijuesin e gjithësisë, të gjithë shoqërinë tonë pa dallim feje, ngjyre, etnie dhe idiologjie që të na bashkon kështu që sa më mirë të mbrojm veten dhe shoqerinë tonë nga ky virus. O Zot ruaje shtetin dhe të gjithë njerëzit nga çdo e keqe. O Zot edhe në këtë gjendje të jashtëzakonshme prano kontributet tona. Më në fund ju uroj nga zemra një agjërim sa më të lehtë gjatë këtij muaji me ndjenja sa më të kthjellta dhe zemer sa më të pastër.
Me respekt
Hoxhë Mustafë Memeti
Të tjera nga Feja
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










