Shqipëria
Mustafa takohet me homologun kroat dhe atë slloven
Në kuadër të konferencës ministrore “Procesi i Brdos”, që u mbajt në Shkup, ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Ekrem Mustafa, ka zhvilluar takime bilaterale me ministrin e Brendshëm të Kroacisë, Davor Bozinoviq si dhe me ministrin e Brendshëm të Sllovenisë, Bostjan Poklukar, bën të ditur komunikata nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Në takim mes ministrit Mustafa dhe homologut të tij kroat, në mes të tjerash u diskutua për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe zbatimit të ligjit, marrëveshjet e bashkëpunimit me policinë dhe fushën e forenzikës, përcjell albinfo.ch.
Gjithashtu, në këtë takim u bisedua për mundësinë e nënshkrimit të një marrëveshje bilaterale në mes të Kosovës dhe Kroacisë për njohjen e patentë shoferëve.
Ndërsa, në takim me ministrin e Brendshëm të Sllovenisë Bostjan Poklukar, u diskutua lidhur me marrëdhëniet e mira në mes të dy shteteve në fushën e sigurisë, me theks të veçantë në bashkëpunimin policor në mes të të dyja vendeve.
Në të dy takimet ministri Mustafa mori përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare të sigurisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Gazeta zvicerane: “Islami shqiptar po bëhet gjithnjë më konservator” "Islami shqiptar në Zvicër, i cili normalisht konsiderohet liberal, po bëhet gjithnjë e më konservator. Në... -
Shqipe Sylejmani sjell romanin e tretë: “Stolz und Widerstand” – Krenari dhe Rezistencë -
SHBA
Rron Zeka shpallet studenti më i mirë i shkëmbimit në Universitetin Augustana -
Shqiptarja nga Kosova në mesin e 25 lidereve më me ndikim në SHBA -
“Tri Net Film Fest” kthehet për herë të katërt në Freienstein
Jeta në Austri
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente Policia e Vjenës paralajmëron për mashtrues që shënjestrojnë apartamentet... -
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz -
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026 -
Austri: Promovohet romanit autobiografik „KREUZTANNE“ nga Fate Velaj -
Ambasadori Fate Velaj më 23 shtator përuron romanin „Kreuztane” në Traiskirchen të Austrisë











