Lajme
Mesazhet që dërgon federata nuk u arrijnë shumë të kthyerve nga pushimet
Asnjë njoftim nuk u është dërguar rreth tri të katërtave të numrave të telefonit celular zviceran pas hyrjes
Që nga fillimi i gushtit në Zvicër po zhvillohet një fushatë e nisur nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) për paralajmërimin e pushuesve që të testohen pas kthimiat nga pushimet, shkruan srf.ch.
Udhëtarët që kthehen në Zvicër inkurajohen të testohen, përmes posterave, hapësirave reklamuese dixhitale dhe në internet, transmeton albinfo.ch. Konkretisht: Të gjithë ata që nuk janë vaksinuar ose nuk janë shëruar duhet të testohen.
Dërgimi i SMS-eve tek ata që hyjnë në Zvicër është gjithashtu pjesë e fushatës. Megjithatë, asnjë njoftim nuk u është dërguar rreth tri të katërtave të numrave të telefonit celular zviceran pas hyrjes.
Siç konfirmojnë për NZZ dy ofruesit e telekomunikacionit Swisscom dhe Salt, ata dërgojnë mesazhin BAG vetëm në numrat e huaj. Ata përmendin arsye teknike, si shqetësimin për mbrojtjen e të dhënave dhe mungesën e bazës ligjore për këtë.
Por, ndryshon qasja tek ofertuesi Sunrise / UPC. Numri 2 në tregun zviceran të telekomunikimt dërgon mesazhin po ashtu edhe tek numrat zviceranë.
E pyetur nga gazeta NZZ, Qeveria federale është përgjigjur se ofruesit e telekomit dërgimin e SMS-eve e bëjnë falas dhe vullnetarisht. Prandaj ne nuk mund të specifikojmë se kujt do t’i dërgohet komunikimi.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










