Lajme
Mesazhe paqeje e bashkimi për Kurban Bajram
Liderë institucionesh dhe klerikë fetarë kanë përcjellë urime paqeje dhe bashkimi për festën e Kurban Bajramit, që mbahet nesër
Mesazhe paqeje, uniteti, solidariteti dhe harmonie ndërmjet njerëzve, kanë përcjellë të mërkurën klerikët mysliman dhe përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës një dit para festës së Kurban Bajramit, apo siç njihet ndër shqiptar Bajrami i Vogël, i cili festohet të enjten më 24 shtator.
Me rastin e festës së Kurban Bajramit, myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, uroi gjithë qytetarët, duke thënë se kjo festë shfaq mëshirën e Allahut për besimtarët, e cila determinohen vlerat më fisnike.
Vlerat e mirëfillta të Kurban Bajramit manifestohen përmes sakrificës, devotshmërisë, solidaritetit e humanitetit, duke bartur me vete porosinë e mirëqenies dhe paqes mbarë njerëzore, tha ai.
“Nesër e enjte, 24 shtator 2015, është dita e parë e Kurban-Bajramit, e cila vjen si rezultat i kryerjes së Haxhit dhe prerjes së Kurbanit, përmes të cilave vepra shfaqet mëshira e Allahut xh.sh. për besimtarët, mëshirë e cila determinohet duke bartur secila në mënyrën e vet vlerat më fisnike e më madhore për individin, familjen dhe shoqërinë”, tha Tërrnava.
Çdo festë, sipas tij, ka vlerat në të cilat mbështetet, ndërsa vlerat e Kurban- Bajramit manifestohen përmes sakrificës, devotshmërisë, solidaritetit, humanitetit, drejtësisë e barazisë mes njerëzve, duke bartur me vete porosinë e mirëqenies dhe paqes mbarënjerëzore.
”Edhe unë sot, në natën e festës së Kurban-Bajramit, si Myfti i vendit, thërras të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që të jenë më humanë dhe më solidarë, më mëshirues e bujarë, që të ndihmohen skamnorët, jetimët dhe të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmën tonë, që sofra e tyre, qoftë edhe vetëm gjatë këtyre ditëve të festës të jetë më e begatë”, tha ai.
Myftiu i Kosovës përmendi edhe një sure të Kur’anit. “Allahu xh.sh. thotë:…mos u përçani ndërmjet vete, se do të dobësoheni e humbi fuqinë tuaj…!” tha ai.
Besimtarët mysliman në Kosovë i uroi edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
“I nderuari Myfti Tërnava, Juve, të gjithë besimtarëve myslimanë dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, ju uroj Kurban Bajramin, këtë festë të mirëkuptimit, harmonisë në familje dhe shtrirjes së dorës së solidaritetit ndërmjet njerëzve. Në këtë ditë të veçantë, uroj që të gjithë besimtarët myslimanë, në begati dhe në harmoni, të festojnë me familjarët, miqtë dhe me më të dashurit e tyre. Uroj që në secilën familje të ketë shëndet, mirëqenie dhe gëzim”, thotë ajo.
Republika e Kosovës, sipas Jahjagës, është përcaktuar për ndërtimin e të ardhmes euroatlantike, si pjesë e familjes së shteteve të lira dhe demokratike ku respektohen të drejtat dhe liritë e secilit qytetarë pa dallim.
“Kjo festë e Kurban Bajramit, të na shërbejë si një mundësi për të reflektuar për punën dhe sukseset që kemi arritur si individë dhe si shoqëri në realizimin e këtij synimi”, shkruan presidentja në urimin e saj.
Edhe kryeparlamentari Kadri Veseli ka uruar komunitetin mysliman me rastin e Kurban Bajramit.
“Të gjithë besimtarëve islam në Republikën e Kosovës, gëzuar festa e Kurban Bajramit. Mesazhi i kësaj feste është një vlerë e përhershme, sepse na përcjell idenë madhështore se adhurimi i Zotit, mbi të gjitha, nënkupton dashuri, mirëkuptim dhe solidaritet mes njerëzve. Kjo është festa që bashkon besimin fetar me kauzën e humanizmit”, thuhet në urimin e kryetarit Veseli.
Kurban Bajramin kurorëzohet me vizitën në Mekë – haxhi, që është kushti i pestë i Islamit. Në këtë ditë myslimanët e botës, në bazë të kushteve ekonomike, therin kurban (dele, dash, cjap, gjedhe, deve) që simbolizon sakrificën e njeriut ndaj Allahut. Një e treta e mishit të kurbanit, duhet t’u shpërndahet njerëzve në nevojë.
Kjo ditë festohet që nga periudha e profetit Ibrahim, i cili për nder të Allahut ai kishte vendosur që ta ther kurban të birin e tij të vetëm, Ismailin. Në momentin kur profeti Ibrahim nisi ta sakrifikojë të birin, një engjëll ia solli atij një dash. Dhe që nga ajo kohë myslimanët e botë therin kurban.
E-Diaspora
-
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë Shkolla Shqipe “Scanderbeg” në Parma feston Pavarësinë Shqipërisë... -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











