Bota
Merret vendimi nga Parlamenti Evropian: Ndalohet ‘Copyright’
Parlamenti Evropian i mbështeti këto reforma me 348 vota pro dhe 274 kundër
Deputetët e Bashkimit Evropian miratuan këtë javë një ndryshim të rregullave 20-vjeçare të të drejtave të autorit.
Kjo do të bëjë që Google dhe Facebook të paguajnë autorët për përdorimin e kuotimeve dhe do të detyrojë kompanitë që të filtrojnë përmbajtjet e mbrojtura.
Parlamenti Evropian i mbështeti këto reforma me 348 vota pro dhe 274 kundër, pas një debati që vuri përballë industrinë krijuese të Evropës ndaj kompanive të teknologjisë, aktivistëve të internetit dhe grupeve të konsumatorëve, që shqetësohen se këto rregulla mund të jenë shumë të kushtueshme dhe bllokojnë shumë përmbajtje.
“Të dashur kolegë, më lejoni t’iu rikujtoj se titulli i direktivës është “Të drejtat e autorit në tregun dixhital”. Është detyra jonë të ndreqim këto çështje që përbëjnë shqetësim të madh në nivel evropian”.
Rregullat e reja do të bëjnë që Google dhe platformat në rrjet të nënshkruajnë marrëveshje të licencave me muzikantë, autorë dhe publikues të lajmeve, për të përdorur veprat e tyre online, transmeton ‘Scan’.
Flitet se do të ketë një përjashtim për përmbajtjet e publikuara me qëllim të karikaturës, përfshirë “meme-t”, përcjell albinfo.ch.
Detyrimi i Google, YouTube, Facebook, Instagram dhe platformave të tjera për të krijuar këto filtra që zbulojnë shkeljen e të drejtave të autorit, e njohur si Neni 13, ka shkaktuar protesta dhe një peticion në rrjet “www.savetheinternet.info”, ka mbledhur më shumë se 5 milionë firma kundër.
Këtë javë, mijëra njerëz protestuan në disa qytete gjermanë, kundër reformës, duke mbajtur pankarta që lexonin “Stop nenit 13”. Urrejtja është përqendruar te politikani gjerman, anëtari i Parlamentit Evropian, Axel Voss, i cili propozoi reformën në Parlament.
E-Diaspora
-
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur Ambasada e Kosovës në Bernë: Deri tani asnjë kosovar i konfirmuar në mesin e viktimave në... -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











