Kosova
Merkel: Tre milionë doza të vaksinës për Ballkanin Perëndimor
Ballkani Perëndimor përbëhet nga Shqipëria, Bosnja, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, pas një takimi virtual me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, ka bërë të ditur se Gjermania do të ndajë tre milionë doza të vaksinave për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Merkel po ashtu ka theksuar se ekzistojnë një sërë problemesh mes Kosovës dhe Serbisë, por se një bashkëpunim mes shteteve të Ballkanit është i nevojshëm për anëtarësim në Bashkimin Evropian, transmeton Rel, përcjell Albinfo.ch.
Bashkëpunimi për një treg të përbashkët rajonal dhe njohja e diplomave, ka shtuar Merkel, është një çështje që nuk është arritur ende, por, siç ka thënë pritet që shpejt të ndodhë një gjë e tillë.
Eliminimi i tarifave për shërbimet e roaming-ut në vendet e Ballkanit Perëndimor, Merkel e ka theksuar si një arritje mes këtyre shteteve.
Eliminimi i tërësishëm i tarifave ka nisur të zbatohet më 1 korrik 2021. Heqjen e tarifave të telekomunikimit për vendet e Ballkanit Perëndimor e ka kërkuar Bashkimi Evropian, si formë lehtësimi për komunikimet ndërmjet qytetarëve.
Procesi i Berlinit, një iniciativë diplomatike e kancelares gjermane, Angela Merkel, filloi në vitin 2014, me qëllim për të mbështetur një të ardhme paqësore, të qëndrueshme dhe demokratike të Ballkanit Perëndimor, si dhe për të përmirësuar bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian të rajonit.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










