Lajme
Merkel: “Sfida më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore”
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, iu drejtua popullit me apelin që të respektojnë masat për parandalimin e përhapjes së epidemisë.
Në një fjalim televiziv drejtuar kombit, kancelarja Angela Merkel u drejton apel të fuqishëm qytetarëve të Gjermanisë që të evitojnë kontaktet sociale, për të kufizuar epideminë e virusit Corona.
Kancelarja Merkel iu drejtua qytetareve dhe qytetarëve të Gjermanisë me apelin të respektojnë masat për parandalimin e përhapjes së epidemisë.
Merkel e quajti luftimin e virusit të ri Corona si një detyrë me përmasa historike. Ajo i bëri thirrje arsyes së qytetarëve që të jenë të disiplinuar. Gjendja është serioze, tha Merkel. Ajo tha se e di sa e vështirë është të mbyllësh hapësirat e aktiviteteve, shkollat, kopshtet e fëmijëve dhe sheshet e lojërave.
„Janë kufizime, si nuk ka pasur asnjëherë tjetër në Republikën Federale”. Megjithatë duhet të ndiqen rregulloret, theksoi Merkel. “Ju bëj thirrje juve: përmbajuni rregullave, që do të jenë në fuqi së shpejti. Ne si qeveri vazhdimisht do të shqyrtojmë se çfarë mund të korrigjohet sërish, por edhe se çfarë është e nevojshme”. Që pas Luftës së Dytë Botërore nuk ka pasur ndonjë sfidë të ngjashme.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












