Lajme
Merkel sërish fiton çmimin e Paqes të UNESCO-s
Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel
Bëhet e ditur se ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, u nderua sot me çmimin “Nobel për Paqen 2022″ të UNESCO-s, për përpjekjet e saj për të mirëpritur refugjatët, njofton albinfo.ch.
“Të gjithë anëtarët e jurisë u prekën nga vendimi i saj i guximshëm në 2015 për të mirëpritur mbi 1.2 milionë refugjatë, veçanërisht nga Siria, Iraku, Afganistani dhe Eritrea. Kjo është trashëgimia që ajo lë”, deklaroi presidenti i jurisë dhe fituesi i “Çmimit Nobel për Paqen 2018”, Denis Mukwege.
Drejtoresha e përgjithshme e organizatës kulturore të OKB-së, Audrey Azoulay, vlerësoi gjithashtu Merkelin, duke thënë se fitorja e saj shërben si një kujtesë se mënyra në të cilën ne i trajtojmë migrantët dhe refugjatët mbetet një çështje kritike.
Nderimi, i cili zyrtarisht quhet “Çmimi i Paqes Félix Houphouët-Boigny-UNESCO”, mban emrin e ish-presidentit të Bregut të Fildishtë.
Ai u jepet çdo vit që nga viti 1989 individëve, organizatave ose institucioneve që kanë bërë një përpjekje të veçantë për të promovuar, hulumtuar ose siguruar paqen.
Nuk është vendosur ende se kur do t’i dorëzohet çmimi Merkelit, e cila u largua nga politika vitin e kaluar, pasi shërbeu katër mandate si kancelare e Gjermanisë.
Në verën e vitit 2015, ndërsa refugjatët po kalonin në Evropë, Merkel hapi kufijtë e vendit të saj dhe u deklaroi gjermanëve “Wir schaffen das” – “Ne mund ta bëjmë këtë”.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












