Bota
Merkel përplaset me Putinin për gazsjellësin Nord Stream 2
Merkel kërkon të definojë rolin e Ukrainës në projektet e ardhshme ruse.
Kancelarja gjermane Angela Merkel (63, CDU) përzihet në gazsjellësin Nord Stream 2 duke kundërshtuar presidentin rus Vladimir Putin (65) dhe ish kancelarin Gerhard Schröder (74, SPD), të cilët kërkojnë me ngulm ndërtimin e tij, që ka përqëllim sjelljen e gazit natyror nga Rusia direkt në Gjermani, shkruan bild.de.
„Përmes Nord Stream 2 nuk ka asnjë kuptim si vend transit Ukraina,” për këtë e kundërshtojmë, tha Merkel gjatë takimit me presidentin ukrainas Petro Poroschenko (52). Pra nuk bëhet fjalë vetëm për projekte ekonomike, por duhet të shihen edhe faktorë politik. Projekti mbetet i pamundur „derisa nuk kemi qartësi, se çfarë roli do ketë Ukraina si vend transit i gazit.”
Pra ndërtimi i gazsjellësit Nord Stream 2 të gjatë 1200 km do ulte ndjeshëm rëndësinë e importit të gazit rus në Ukrainë dhe kjo nuk i konvenon Perëndimit, përcjell albinfo.ch.
Poroschenko e quajti ndërtimin e Nord Stream 2 „një rrezik të madh për Ukrainën“. Në vjet Ukraina fiton 2 miliardë euro si vend transit i gazit rus nëpër Europë.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










