Bota
Merkel i paralajmëron vendet evropiane të Lindjes
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka paralajmëruar se vendet që nuk marrin pjesë në skemën e shpërndarjes së emigracionit në Evropë mund të marrin një përgjigje negative nëse kërkojnë ndihmë në fusha të tjera, raporton AFP, përcjell albinfo.ch. “Nëse nuk ka solidaritet për migracionin, nuk do të ketë gjëra të tilla në sfera të tjera dhe kjo […]
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka paralajmëruar se vendet që nuk marrin pjesë në skemën e shpërndarjes së emigracionit në Evropë mund të marrin një përgjigje negative nëse kërkojnë ndihmë në fusha të tjera, raporton AFP, përcjell albinfo.ch.
“Nëse nuk ka solidaritet për migracionin, nuk do të ketë gjëra të tilla në sfera të tjera dhe kjo do të pasqyrojë keq në kohezionin evropian”, tha Merkel. Komentet e kancelares mund të interpretohen si një paralajmërim për shtetet e Evropës Lindore që marrin miliarda euro nga anëtarësimi në BE, ndryshe nga vendet donatore, si Gjermania.
Merkel theksoi se shpërndarja e refugjatëve mes vendeve të BE-së do të jetë vetëm pasi politika e migracionit të Bashkimit të marrë një bazë solide. “Mund të jetë më e lehtë për të arritur një mekanizëm të ngjashëm alokimi në Evropë, nëse të gjitha elementet e tjera të politikave të refugjatëve dhe migracionit do të bëhen më të qëndrueshme”, shtoi ajo.
“Nëse merren me sukses shkaqet e migracionit, mbrojmë në mënyrë efektive kufijtë tanë, kemi një partneritet me Afrikën dhe ndalojmë trafikimin, atëherë mosbesimi për migracionin legal do të refuzohet”, tha Merkel.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










