Lajme
Merkel paralajmëron ‘një fazë të vështirë’ të pandemisë
Numri i përgjithshëm i vdekjeve të shkaktuara nga COVID-19 në Gjermani kapërceu sot pragun 40 000, njoftoi Instituti për Shëndetin Publik “Robert Koch” (RKI), ndërsa kancelarja Angela Merkel paralajmëroi se javët e ardhshme do të jenë faza më e vështirë e pandemisë.
“Javët e ardhshme do të jenë faza më e vështirë e pandemisë deri më tani, me shumë mjekë dhe personel mjekësor që punojnë në kapacitetin e tyre maksimal”, tha ajo, raporton Afp, përcjell Albinfo.ch.
Gjermania, vendi më i populluar në Bashkimin Europian, po përpiqet të përmbajë pandeminë.
Ajo u godit rëndë nga vala e dytë e virusit pasi u kursye relativisht, në krahasim me shumë vende të tjera europiane, gjatë valës së parë.
Vendi sapo ka zgjatur dhe forcuar bllokimin e pjesshëm deri më 31 janar dhe po u kërkon qytetarëve të reduktojnë më tej kontaktet e tyre.
Më shumë se 5 000 pacientë COVID-19 janë aktualisht në kujdes intensiv dhe më shumë se 80% e shtretërve në njësitë e kujdesit intensiv janë të zëna.
Sipas RKI, Gjermania ka regjistruar 465 vdekje nga COVID-19 në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin që nga fillimi i pandemisë në 40 343.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit










