Lajme
Merkel: Ndihma e shtetit ndaj bizneseve nuk mund të zgjasë përgjithmonë
Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha të shtunën se ndihma aktuale që shteti po jep ndaj bizneseve që janë prekur nga pandemia e koronavirusit, nuk mund të zgjasë përgjithmonë, shkruan Rel, përcjell Albinfo.ch.
Këto komente ajo i bëri teksa Parlamenti gjerman po bëhet gati që të miratojë buxhetin për vitin 2021.
“Qeveria federale, shtetet dhe këshillat duhet të punojnë së bashku në mënyrë konstruktive që të tejkalojmë pandeminë dhe pasojat e saja në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Merkel.
Të martën, Bundestagu gjerman pritet të debatojë për buxhetin e vitit të ardhshëm, ku një e treta e buxhetit pritet të jetë e dedikuar për financimin e borxheve, raporton Dpa.
Qeveria gjermane planifikon që të marrë hua edhe 180 miliardë euro vitin e ardhshëm.
“Kostot do të jenë edhe më të larta – financiare dhe shoqërore – nëse shumë biznese kolapsojnë dhe humben miliona vende pune”, tha kancelarja Merkel.
Ajo shtoi se më 2021, shteti mund të shpenzojë shuma të mëdha parash, të cilat i ka kursyer viteve të fundit.
Në përgjithësi, shteti planifikon që të shpenzojë pothuajse gjysmë trilioni euro dhe të marrë hua. Po ashtu janë paralajmëruar edhe shkurtime të taksave për qytetarët.
Merkel po ashtu ka thënë se shpreson që virusi gradualisht do të zhduket pasi të nisë vaksinimi në masë. Megjithatë, ajo ka paralajmëruar se pandemia mund të mos mbarojë brenda muajsh.
“Pas pothuajse nëntë muajsh me pandemi, ne tani po e shohim dritën në fund të tunelit”, tha kancelarja gjermane, duke shtuar se shpreson se më shumë vaksina do të jenë të qasshme sa më shpejt që të jetë e mundur.
E-Diaspora
-
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave Në një vilë luksoze në Pfäffikon, me pishinë, tavane tre metra të larta dhe mobilie të... -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi












