Uncategorized
Merkel: Muret mund të shkaktojnë dhunë në Ballkan
Partia CSU që është partnere e CDU-së në koalcion , ka kërkuar prej kancelares Angela Merkel të ndryshojë menjëherë politikën e saj ndaj refugjatëve. Kërkesa të tilla janë dëgjuar edhe prej të tjerëve, por Merkel refuzon mbylljen e kufijve
Kërcënimet që vijnë nga qarqe konservative të Gjermanisë për vendosjen e mureve mbrojtëse ose përdorimin e armëve kundër refugjatëve, kanë vënë në siklet kancelaren Merkel. Angela Merkel paralajmëron se mbyllja e kufijve nga Gjermania apo Austria mund të çojë deri në konflikte ushtarake në Ballkan. “Mbyllja e kufijve do të shkaktonte kritika dhe grindje mes vendeve të ndryshme”, theksoi Merkel në një takim të partisë CDU, të mbajtur në Darmstadt. Si shembull të ngritjes së tendosjeve ajo përmendi murin e ngritur nga Hungaria në kufi me Serbinë, por edhe Kroacinë.
Mosmarrëveshje mes vendeve të Ballkanit
Në Ballkanin Perëndimor edhe tani ka tendosje serioze mes vendeve të atjeshme. Kjo është parë edhe gjatë konferencës së fundit me vendet përgjatë së cilave kalon rruga e refugjatëve nëpër Ballkan, shkruan deutsche welle. Qëllimi i kësaj konference të mbajtur në Bruksel ishte ulja e tendosjeve dhe gjetja e zgjidhjeve më të mira. “Nuk dua që atje sërish të jenë të domosdoshme ndërhyrjet ushtarake”, theksoi Merkel në takimin me përfaqësuesit e partisë së saj CDU, në Darmstadt. Merkel tha se qëllimi i saj nuk është të përhapë pesimizëm. Por gjendja në Ballkan mund të përshkallëzojë më shpejt se sa që mendohet. Grindjet mund të shndërrohen në zhvillime, të cilat nuk i do askush.
Merkeli tha se muri hungarez ka pasur për pasojë ndryshimin e rrugëve të refugjatëve, të cilët tani kryesisht kalojnë nëpër Maqedoni, Serbi, Kroaci dhe Slloveni. Por kjo valë e refugjatëve ka tensionuar gjendjen në këto vendje dhe ka rezultuar madje me mosmarrëveshje serioze mes Serbisë dhe Hungarisë, Serbisë dhe Kroacisë, si dhe Kroacisë dhe Sllovenisë.
Muret tendosin gjendjen
Në takimin me përfaqësuesit e partisë së saj, kancelarja Merkel ka dëgjuar fjalë të shumta kritike për politikën e tanishme ndaj refugjatëve. Kursin e tanishëm e kanë mbështetur shumë pak folës, ndërsa të tjerët kërkojnë që kancelarja dhe qeveria gjermane të ndryshojnë masat sepse “kështu nuk shkon më”. Por Merkel tha se refugjatët do të kërkonin rrugë të tjera për të ardhur në Gjermani, nëse Gjermania apo Austria vendosë të ngre mure në kufi. Ndërkohë që kjo mund të shkaktojë tendosje serioze mes vendeve të Ballkanit. Gjermania si vend i madh e ka për obligim të gjejë një zgjidhje tjetër të mundshme për refugjatët që vijnë në Evropë. Merkeli u shpreh e sigurt se mund të gjendet zgjidhje e përbashkët, e bazuar mbi solidaritetin e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“













