Shqipëria
Merkel: Mundësitë janë të pakta për hapjen e negociatave
Gjasat janë të pakta për Shqipërinë dhe Maqedonin e Veriut
Mundësitë e dakordimit për caktimin e një date për fillimin e negociatave me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë në Samitin e BE-së nuk janë të mira, tha kancelarja gjermane në një deklaratë të qeverisë të lëshuar sot në Bundestag, shkruan Deutsche Welle.
“Ne kemi përgjegjësi ndaj këtyre shteteve. Unë mendoj se ia vlen që t’i jepet një perspektivë evropiane Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, tha Merkel.
Po ashtu, kancelarja Merkel dha një deklaratë qeveritare para Parlamentin gjerman dhe në fillim të saj u fokusua edhe në temën e zgjerimit të BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
“Gjermania ndjen një lidhje të veçantë me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe dëshiron që ato të anëtarësohet në BE”, tha Merkel, sipas së cilës pranimi i vendeve të Ballkanit është në interes të Gjermanisë dhe të vetë BE-së.
Ndërkohë ajo theksoi se vendet e BE-së duhet të respektojnë premtimet që ua kanë bëra këtyre vendeve, pasi kjo gjithashtu do të sigurojë stabilitetin dhe prosperitetin e vetë BE-së, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










