CH-Ballkani

Merkel:Marrëveshjet me Kosovën,afrojnë Serbinë me BE-në

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç zhvilloi një vizitë të papritur në Berlin, ku u takua me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Vala e refugjatëve që kalojnë përmes Serbisë drejt BE-së ishte ndër temat kryesore të bisedimeve në Berlin.

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, e ka vlerësuar Serbinë për afrimin e arritur në dialogun me Kosovën.

Në takimin në Berlin me kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiç, Merkel tha se marrëveshjet me Kosovëb “do t’i japin një shtytje të rëndësishme përparimit të Serbisë drejt integrimit evropian”.

Serbia shpreson të jetë kapitulli i parë i bisedimeve të antarësimit me BE-në. Qeveria gjermane për këtë kish vendosur si kusht pajtimin e Serbisë me Kosovën.

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç pret përforcimin e bashkëpunimit me BE-në në sfondin e valës së refugjatëve, që kalojnë përmes vendit të tij drejt BE-së. Serbia ka mbajtur qendrim të përgjegjshëm, tha Vuçiç para takimit me Merkelin në Berlin, raporton DW, përcjell albinfo.ch

Serbia është vendi i parë evropian, që i regjistron dhe u ofron kontrollin mjekësor azilkërkuesve në itinerarin e tyre.

Lëvizja e refugjatëve përmes vendeve të Ballkanit drejt BE-së ishte tema qendrore e takimit të të dy kryeministrave në Berlin.

Merkel tha, se migracioni e vendos Serbinë përballë “sfidash të mëdha”.

Ajo vuri në dukje, se për veprimet e mëtejshme do të bisedojë me Vuçiçin.

Merkeli thotë se  shtetasit nga Sebria, si një vend i sigurtë origjine, nuk kanë të drejtë për azil në Evropë.

Vuçiç i përshëndeti planet e qeverisë gjermane, për shkurtimin e ndihmave financiare për azilkërkuesit.

Sipas vendimeve të koalicionit në të ardhmen azilkërkeusit në strehimoret e përkohshme të pranimit në Gjermani nuk do të marrin më para në dorë, por mbështetje në natyrë.

Për ata që duhet të largohen nga Gjermania dhe nuk kanë asnjë dokument qendrimi do të zvogëlohet ndihma sociale. Këto masa vlejnë kryesisht për refugjatët nga Ballkani.

Kryeministri serb deklaroi, se edhe në Serbi do të miratohen ligje, që parashikojnë të pengojnë arratinë drejt Gjermanisë.

Më 25 gusht, Prishtina dhe Beogradi, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Brukseli, kanë arritur marrëveshje për energjinë, telekomin, lirinë e lëvizjes dhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.