CH-Ballkani
Merkel, liderja e preferuar në Kosovë e Shqipëri
Kosova dhe Shqipëria e kanë nxjerrë kancelaren gjermane, Angela Merkel, si lideren e preferuar
Gallup International ka realizuar anketën e vitit 2018 në lidhje me mendimet që kanë qytetarët e 55 shteteve për udhëheqësit botërorë.
Të anketuarit janë pyetur nëse kanë mendim negativ apo pozitiv për presidentin amerikan, Donald Trump, presidentin rus, Vladimir Putin, presidentin turk, Recep Erdogan, kancelaren gjermane, Angela Merkel, si dhe liderë të tjerë.
Kosova dhe Shqipëria, që të dyja, e kanë nxjerrë kancelaren gjermane Angela Merkel si lideren e preferuar, përcjell KsP.
Në Kosovë 77% e qytetarëve kanë mendim pozitiv për Merkelin, kurse në Shqipëri kjo shifër shkon në 82%, përcjell albinfo.ch.
47% e tyre e shohin pozitivisht presidentin amerikan Trump. 10 % të kosovarëve kanë mendim pozitiv për Putinin, kurse 59 për qind kanë mendim negativ për të.
Mirëpo, përderisa Kosova dhe Shqipëria kanë përputhje në preferencën ndaj Merkelit, një dallim i madh vërehet në mënyrën si e shohin qytetarët e të dy vendeve presidentin rus, Putin.
Në Shqipëri lideri i dytë më i preferuar është presidenti rus Putin, me 68% njerëz që ndajnë mendim pozitiv për të.
Për Trumpin 67 % e qytetarëve të Shqipërisë kanë mendim pozitiv, kurse 30 % ndajnë mendim negativ.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











