Kosova
Merkel i drejtohet OBSH-së: Rishqyrtoni vaksinat kineze kundër Covid
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, iu drejtua Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) që të konsiderojë në mënyrë transparente vaksinat kundër koronavirusit të ri (COVID-19) të zhvilluara nga Kina, përcjell albinfo.ch.
“Pandemia ka shkaktuar shumë vdekje. Shoqëritë dhe ekonomitë përballen me një sfidë të madhe. Ne mund ta vëmë nën kontroll pandeminë vetëm me përpjekje të përbashkëta. Kina dhe Gjermania mund të luajnë role të rëndësishme këtu”, tha Merkel në një takim konsultativ online midis qeverive gjermane dhe kineze.
Ajo bëri thirrje për bashkëpunim ndërkombëtar për arritjen e fitores së dëshiruar në luftën kundër koronavirusit. Merkel tha se është e nevojshme që nën kujdesin e OBSH-së të diskutohet haptas dhe në mënyrë transparente për vaksinat kineze kundër koronavirusit dhe njohjen e mundshme të ndërsjellë të vaksinave të tilla.
Po ashtu, sipas saj, partneriteti me Kinën përfshin bisedime të mundshme dhe tema të vështira, veçanërisht në lidhje me respektimin e të drejtave të njeriut dhe situatën në Hong Kong. “Deri më tani, gjithmonë i kemi zgjidhur këto probleme dhe do të doja të shihja se është e mundur të rihapim temën e të drejtave të njeriut”, tha Merkel.
Kryeministri kinez, Li Keqiang, tha se nuk është sekret që Kina dhe Gjermania kanë mosmarrëveshje për disa çështje, por që është e rëndësishme të respektohen interesat dhe frika që njëra palë ka në disa tema. “Nuk ka ndërhyrje në punët e brendshme, kurse komunikimi forcon besimin dhe zvogëlon pasigurinë. Ne mund të krijojmë një atmosferë për të zvogëluar mosmarrëveshjet dhe për të forcuar bashkëpunimin”, tha Lee.
Vitin e ardhshëm, Kina dhe Gjermania do të shënojnë pesë dekada nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, ndërsa kryeministri kinez tha se është e nevojshme të hiqen disa bllokada dhe të ndërtohen marrëdhënie mbi bazën e interesave të ndërsjella.
E-Diaspora
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë Fat i madh për çiftin Bujupi në Britani: 600 mijë euro në loto...
-
Orkestra Simfonike e TKOBAP-së mahnit në Festivalin “Respighi Bologna 2025”
-
Bern
Shoqata “Bashkimi” në Bern organizon festë për 28 Nëntorin
-
Kosova, e vetmja përfaqësuese e librit shqip në Panairin e Frankfurtit
-
Ekspozitë: “Migracioni – E ardhmja në retrospektivë”
Jeta në Austri
-
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 Austria regjistroi 13,032 kërkesa për azil në vitin 2025, një rënie prej 32% krahasuar me të...
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026