CH-Ballkani
Merkel dhe Seehofer ende në mosmarrëveshje për emigracionin
Migracioni temë e mosmarrëveshjes mes kancelares gjermane Angela Merkel dhe Ministrit të Brendshëm të Gjermanisë, Horst Seehofer.
Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Hosrt Seehofer kishte ‘kërcënuar’ se do të jepte dorëheqje pas mosmarrëveshjeve me kancelaren gjermane Angela Merkel në lidhje me politikat e kësaj të fundit të emigracionit, shkruan Albinfo.ch.
Ministri Seehofer ka thënë se duhet të kthehen pas të gjithë emigrantët të cilët fillimisht kanë kërkuar azil në vendet tjera të Bashkimit Evropian para se të mbërrijnë në Gjermani, shkruajnë mediat shqiptare përcjell Albinfo.ch.
Kancelarja Merkel po i përmbahet marrëveshjes gjithëpërfshirëse të Bashkimit Europian sa i takon temës së emigracionit.
Por rreziku i gjithë kësaj ngjarje qëndron se Seehofer mund ti jap fund aleancës së CSU-së me Kristian demokratët e CDU-së.
Në këtë rast, kancelarja Merkel do të mbetej pa shumicën parlamentare.
Qëndrimin e Merkel sa i takon emigracionit e përkrahin demokratët socialistë që poashtu janë pjesë e koalicionit.
Sipas disa sondazheve në rast të zgjedhjeve të reja, SPD-ja nuk do të përfitonte nga konflikti midis CDU-së dhe CSU-së mbi emigracionin.
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













