Bota
Merkel deklaron se mund të tërhiqet për postin e kreut të BE-së
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, pranoi të mërkurën se ajo mund të detyrohet të heqë dorë nga zgjedhja e saj për liderin e ardhshëm të Komisionit Europian, në kuadër të frymës së kompromisit.
Duke raportuar në Parlamentin gjerman, për përpjekjet e dështuara javën e shkuar për të zgjedhur ekipin e ri që do të reformojë bllokun në vitet e ardhshme, Merkel tha se një samiti i radhës, të dielën, mund të rezultojë sërish i pafrytshëm.
“Vetëm ata që prezantohen nga Këshilli Europian për zgjedhjen e Presidentit të Komisionit Europian, mund të hyjnë në garë dhe unë nuk vendos e vetme në këtë pikë”, është shprehur Merkel.
Merkel tha se shpresonte që procesi, sidoqoftë, do të respektonte parimin e kandidatit prioritar, sipas të cilit partia që ka marrë më shumë vota në zgjedhjet europiane, do të ketë e para fjalën për postet kryesore.
“Gjërat janë shumë të komplikuara këtë radhë, ndaj duhet të vazhdojmë të kërkojmë për një zgjidhje”, ka thënë në fjalën e saj Merkel.
Kandidati i preferuar për partitë popullore është gjermani Manfred Weber. Por, presidenti francez, Emmanuel Macron dhe faktorë të tjerë në BE, thonë se ai nuk ka karizëm të mjaftueshme për këtë post, shkruan TCH, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje, filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me synim të veçantë: të prekin...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor