Lajme
Merkel bën edhe testin e tretë për koronavirus
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka kryer edhe një test të tretë të koronavirusit, i cili thuhet se ka dalë negativ.
Megjithatë, sipas medieve të huaja, udhëheqësja gjermane do të qëndrojë në karantinë në shtëpi për ditët në vijim, tha zëdhënësi i saj të hënën.
“Testi i tretë i kancelares gjithashtu doli negativ. Kancelarja do të vazhdojë të kryejë punën e saj zyrtare nga karantina e saj në shtëpi në ditët e ardhshme”, tha zëdhënësi Steffen Seibert në një deklaratë.
Merkel, 65 vjeçe, ka qenë në izolim në banesën e saj në Berlin për pak më shumë se një javë, pasi mësoi në 22 mars se një mjek që i dha asaj një vaksinë dy ditë më parë ishte infektuar nga virusi.
Nuk ishte e qartë menjëherë nëse Merkel do t’i nënshtrohej testimeve të mëtejshme.
Ndryshe, personat që kanë rënë në kontakt me raste të konfirmuara të COVID-19 u këshillohet në përgjithësi të izolohen për 14 ditë.
Ndërsa ishte në izolim, Merkel ka zhvilluar aktivitetet e saj politike ka mbajtur takime qeveritare përmes lidhjes video.
Të shtunën ajo lëshoi një mesazh audio duke falënderuar gjermanët që i kushtuan kujdes masave të papara të vendit dhe për të shmangur kontaktet e panevojshme sociale.
Ajo gjithashtu u lut për durim, duke thënë se ishte shumë shpejt për të thënë se kur kufizimet mund të lehtësoheshin.
Gjermania ka regjistruar mbi 57,000 raste të koronavirusit dhe 455 vdekje, sipas Institutit Robert Koch, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kosova, e vetmja përfaqësuese e librit shqip në Panairin e Frankfurtit Kosova përfaqëson letërsinë shqipe në Panairin Ndërkombëtar të Frankfurtit...
-
Ekspozitë: “Migracioni – E ardhmja në retrospektivë”
-
Gazeta zvicerane: “Islami shqiptar po bëhet gjithnjë më konservator”
-
Shqipe Sylejmani sjell romanin e tretë: “Stolz und Widerstand” – Krenari dhe Rezistencë
-
SHBA
Rron Zeka shpallet studenti më i mirë i shkëmbimit në Universitetin Augustana
Jeta në Austri
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese Vjena gjobiti supermarketet për etiketa çmimesh të rreme dhe mungesë zbritjesh pas 1,200 inspektimeve; rrjetet e...
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026
-
Austri: Promovohet romanit autobiografik „KREUZTANNE“ nga Fate Velaj