CH-Ballkani
Merkel arrin marrëveshje me 14 vende për azilkërkuesit
Kancelarja gjermane Angela MErkel ka arritur marrëveshje me 14 vende të BE-së për të pranuar azilkërkues.
14 anëtar të Bashkimit Europian kanë mbështetur kancelaren gjermane Angela Merkel për azilkërkuesit, shkruan Albinfo.ch.
Marrëveshjet janë bërë publike nga mediat gjermane.
Në dokumente Merkel ka shkruar se azilkërkuesit që kanë arritur në Gjermani, pasi paraprakisht janë regjistruar në shtetet e tjera të BE-së, duhet të vendosen në qendra të posaçme brenda BE-së, ku do të procesohen kërkesat për azil.
Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, i ka dhënë afat Merkel që të ndal valën e migrantëve në vend, duke theksuar ballafaqimin me rrëzimin e mundshëm të koalicionit qeverisës.
Shtetet e BE-së sipas dokumentit kanë shfaqur vullnetin për të pranuar migrantë përfshirë edhe vendet, Çeki, Hungari dhe Poloni.
Shtetet tjera që kanë arritur marrëveshje me Merkel janë Belgjika, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Lituania, Letonia, Luksemburgu, Holanda, Portugalia dhe Suedia.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












