Lajme

Mërgimtarja që prej 8 vjetësh ndjek ndeshjet e kombëtares së Shqipërisë

Tifozja e veçantë nga Brukseli

Mbrëmë u zhvillu ndeshja futbollistike mes Shqipërisë dhe Çekisë, ku kombëtarja shqiptare korri fitore me rezultat 3-0, shkruan albinfo.ch.

Një tifoze mjaft e veçantë që përkrah kombëtaren shqiptare, e veshur me flamurin shqiptar, ka ardhur posaçërisht nga Brukseli për ta mbështetur Shqipërinë në përballjen me Çekinë, shkruajnë mediat shqiptare.

“Unë kam ardhur nga Brukseli sot në mëngjes dhe jam me origjinë nga Dibra e Madhe. Isha dhe në ndeshjen me Poloninë, me Pragën, që prej 8 vjetësh jam me tifozët kuqezi. E kam patjetër për të ardhur në çdo ndeshje.

Sot ke dhe një veshje shumë unike nga të gjithë këta që janë këtu, e kujt ishte ideja dhe prej sa kohësh e ke bërë?

“Ishte ideja ime dhe unë e kisha bërë për 28 Nëntorin dhe tani është bërë simbolike, në çdo ndeshje i marr këto me vete dhe e di që do të dalë shumë mirë”.

A keni arritur të siguroni një biletë për  në stadium për ta ndjekur nga afër?

“Po, por e di që ishte shumë e vështirë, për ne që jemi kuqezi e kemi pak më lehtë dhe bëjmë telefon direkt për të pasur një biletë të siguruar. Do të rri 2-3 ditë dhe pastaj do të kthehem”.