Lajme
Mërgimtarit kosovar i digjet shtëpia, nuk ka të lënduar
Policia e Kosovës ka njoftuar se është përfshirë nga zjarri çatia e shtëpisë së një personi në fshatin Dragobil të Malishevës, përcjell albinfo.ch.
Policia thotë se pronari i shtëpisë jeton jashtë vendit.
Përveç dëmeve materiale të shkaktuara nga zjarri, Policia thotë se nuk ka persona të lënduar.
“INCIDENT ZJARRI- Fsh. Dragobil, Malishevë 26.02.2023 – 18:54. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është përfshirë nga zjarri çatia e shtëpisë së viktimës mashkull kosovar, i cili jeton jashtë shtetit. Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin. Përveç dëmeve materiale të shkaktuara nga zjarri, nuk raportohet për persona të lënduar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













