Uncategorized
Mërgimtari thotë se u rrah nga një polic në Merdare
Sipas tij, policia kufitare e ka mbajtur dy orë në arrest, madje polici i njëjtë nuk i ka kursyer sërish goditjet me këpucën e tij, kur ai ishte brenda zyrave të policisë kufitare
Mërgimtari Jimi Tihofsi, i cili jeton në Angli, një pjesë të pushimeve të tij në vendlindje po e kalon nëpër institucione policore.
Ai rrëfen se të mërkurën e javës që shkoi në pikëkalimin kufitar në Merdare pa asnjë arsye u godit pas shpine nga një polic kufitar në mes të zonës neutrale, raporton “KTV”.
Kjo goditje, që thotë se ishte e rëndë, ndodhi derisa ai po priste familjarët t’ia sillnin kartonin e gjelbër, pasi që pala serbe nuk e lejonte pa atë të kalonte kufirin, përcjell albinfo.ch.
Sipas tij, policia kufitare e ka mbajtur dy orë në arrest, madje polici i njëjtë nuk i ka kursyer sërish goditjet me këpucën e tij, kur ai ishte brenda zyrave të policisë kufitare.
Ndërsa, thotë se për këtë nuk kanë hapur rast fare.
Atij gjithashtu i kishin kërkuar që të mos ankohej për goditjen e marrë pas shpine, ndryshe siç thotë, nuk do ta linin të dilte nga aty.
Për krejt këto trajtime jonjerëzore siç i quan ai, dhe sjelljen e policit kufitar, ai të hënën u ankua në Inspektoratin Policor.
Në këtë institucion thonë se do t’i ndjekin procedurat e rregullta dhe pas marrjes së intervistës së ankuesit, rasti do të shqyrtohet.
“Pas kësaj procedure, ankesa do të kategorizohet dhe vlerësohet se a ka pasur elemente të veprës penale”, ka thënë Arben Vrajolli nga Inspektorati Policor.
Kohavisioni nga e shtuna, i ka dërguar pyetje Policisë së Kosovës për këtë rast, por nuk ka marrë përgjigje.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












