Lajme
Mërgimtari shqiptar, këshilltar investimesh për firma prestigjioze zvicerane
Storie suksesi në diasporën shqiptare, Zvicër

Çdo herë e më shumë shqiptarët po arrijnë suksese në diasporë, duke u bërë emra të njohur dhe duke zotëruar poste të mira pune. Zvicra pa dyshim se është një nga shtetet evropiane, ku mundësia e arsimimit, punësimit, deportimit në karrierë dhe formimit profesional e etik është shumë e madhe, transmeton albinfo.ch.
Erenik Yzeiraj ka përfunduar studimet pranë Universitetit të Gjenevës për Administrim Biznesi dhe Master për Menaxhim, me orientim Financat e Korporatave.
Ai është në proces për të marrë Certifikatën për Kontabilitet Financiar dhe Tatimet pranë këtij universiteti, transmeton tutje albinfo.ch.
Ka punuar si këshilltar investimesh për firma prestigjioze zvicerane, si dhe në të njëjtën kohë, ai ka bashkëthemeluar edhe “SonoCoin”, një startup blockchain-i, që ofron zgjidhje për menaxhimin e të drejtave të autorit, por jo vetëm.
Në vitin 2015 ai u zgjodh si një nga “talentet e rinj që do të ndërtojnë Zvicrën e të nesërmes”, nga Forumi i të 100-ve. Revista e njohur zvicerane “l’Hebdo” i kushtoi një shkrim të riut shqiptar, ku theksonte talentin, performancën, suksesin dhe faktin se z. Yzeirajt është plotësisht i integruar në shoqërinë zvicerane, transmeton albinfo.ch.
Gjatë viteve të fundit ai ka qenë Këshilltar Investimesh për firma prestigjioze zvicerane, si; “Global Capital Network SA”, “Crown Capital Group SA”, kompani këto të cilat administrojnë mbi 600 milionë dollarë. Në të njëjtën kohë, ai ka bashkëthemeluar edhe “SonoCoin”, një startup blockchain-i, që ofron zgjidhje për menaxhimin e të drejtave të autorit, por jo vetëm.
Erenik Yzeiraj është aktualisht Drejtori i Investimeve dhe një nga drejtuesit e “LIAN Group”, një firmë e kapitalit sipërmarrës me qendër në Gjenevë. Ai ka kontribuar në rritjen e këtij biznesi, duke qenë pjesë në shumë transaksione. /Albinfo.ch
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemri Erenik Yzeiraj
- Vendi ku vepron:Zvicër
- Profesioni:Këshilltar - Ekonomi
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Skema e kriptomashtrimit, kosovarja mashton 24 austriakë Një grua kosovare është dënuar të hënën në Gjykatën Rajonale të Vjenës për mashtrim të rëndë...
-
Kosovari kapet duke vozitur 181 km/orë në kantonin e Lucernës
-
Shqipe Sylejmani prezanton librin e ri: një homazh për gratë dhe historinë tonë
-
Pfadi hap dyert për fëmijët me prejardhje migrante në Zvicër
-
Leon Avdullahu zgjedh Kosovën para Zvicrës
Jeta në Austri
-
Skema e kriptomashtrimit, kosovarja mashton 24 austriakë Një grua kosovare është dënuar të hënën në Gjykatën Rajonale të Vjenës për mashtrim të rëndë...
-
Austria: Shënohet rënie e numrit të nxënësve të klasës së parë
-
Studimi: Kërkesa për ftohje në Austri mund të dyfishohet deri në vitin 2050
-
Austri: Kërkohen ligje më të rrepta për armët
-
Austri: Mungesë stafi para fillimit të shkollës