Kosova
Mërgimtari që la Gjermaninë dhe erdhi për të investuar në Kosovë
Pas 15 vitesh në Gjermani, Sherif Bytyqi vendosi të kthehej në Kosovë për të punuar punën e njejtë që bënte në Gjermani.
Ai kujdesej atje për rregullimin e kopshteve, e të njëjtën përvojë e solli edhe në vendlindjen e tij, në Drenoc të Klinës.
Me punën që bën ai çdo vit arriti të shtonte numrin e punëtorëve e të hapësirës.
Tani në 16 hektarë tokë ai ka arritur të kultivojë 2 milionë lloje të ndryshme.
“14 vite kam qëndrim në Gjermani, punova në të njëjtin profesion. Në vitin 2000 menjëherë pas luftës, u ktheva në Kosovë dhe fillova me pak punë, kështu gradualisht e zgjerova edhe hapësirën e hektarëve”, tha ai për KTV.
Bujqësia ka qenë traditë edhe e prindërve të tij. E ky ishte motiv që ai të kthehej në Kosovë për të investuar.
“Prindërit i kam pasur bujq, por kanë pas pasuri të mëdha në parcela dhe kur shkova në Gjermani, mendova me vete pse nuk po e bëjmë të njëjtën gjë edhe në Kosovë dhe kështu u ktheva për t’i punuar tokat të parëve të mi”, tregon Sherifi.
Ndonëse nuk e kishte menduar ndonjëherë se do të arrinte këtë sukses, Sheriri thotë se tani kapacitetet e fidanishtes janë rritur dhe synim ka që të jetë një nga eksportuesit më të mëdhenj të fidanëve.
“Kur u ktheva nga Gjermania, nuk e kam menduar asnjëherë se kështu do të kem sukses, ia kam lënë kohës dhe shpresoj që kështu të vazhdoj edhe në vitet e ardhshme. Për momentin kam 16 punëtorë, jemi po ashtu unë, vëllai dhe djali im që e bëjmë këtë punë, e duam dhe nuk pushojmë, sepse gjatë tërë vitit jemi në prodhim”, shtoi ai, përcjell Albinfo.ch.
Sherifi aktualisht ka marrëveshje me vende të rajonit e të Evropës, ku po i eksporton fidanët e kultivuara nga fidanishtja e tij.
https://m.youtube.com/watch?v=6_6qDZxYlec&feature=emb_title
E-Diaspora
-
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars Dua Lipa dhe Rita Ora tërheqin vëmendjen me stilin e tyre... -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri -
Two.jobs sjell inovacion në Social Media Recruiting në HR Festival Europe 2026 -
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu
Jeta në Austri
-
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë Britma dhe panik, dëshmitarët tregojnë si ndodhi tragjedia me 4 viktima në Vjenë... -
Detaje të reja tronditëse: Betoni i lëngshëm i zuri poshtë punëtorët -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim












