Shqipëria

Mërgimtari nxirret i vdekur nga rrënojat

Po vazhdon nxjerrja e trupave të pajetë nga rrënojat në Shqipëri

Sipas asaj që raportohet nga televizionet shqiptare, numri i viktimave ka arritur në 28, shkruan lajmi.net.

Lajme të rënda vijnë nga Thumana, ku një 34-vjeçar është nxjerrë nga rrënojat.

Ai kishte ardhur vetëm para tri ditësh nga mërgimi, teksa i vdekur raportohet të jetë edhe babai i tij, përcjell albinfo.ch.

Ndërkaq, aktualisht janë mbi 650 të lënduar.