CH-Ballkani
Mërgimtari nga Zvicra vazhdon të ndihmojë vendlindjen
Bashkim Shala ka ndihmuar edhe një shkollë tjetër me kompjuterë, për lëndën e informatikës, përkatësisht ka pajisur kabinetin e informatikës në Sh.F.M.U. “Hilmi Hoti” në Carrallukë, me dhjetë kompjuterë
Bashkim Shala nga Guncati i Malishevës, i cili jeton në Zvicër vazhdon të ndihmojë vendlindjen e tij në forma të ndryshme, raporton albinfo.ch.
Shala ka ndihmuar edhe një shkollë tjetër me kompjuterë, për lëndën e informatikës, përkatësisht ka pajisur kabinetin e informatikës në Sh.F.M.U. “Hilmi Hoti” në Carrallukë, me dhjetë kompjuterë.
Ai kohë më parë kishte pajisur me kompjuterë edhe shkollën e fshatit Guncat.
Me rastin e dhurimit të kompjuterëve për shkollën “Hilmi Hoti”, drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Malishevë, Avdi Morina, e ka falënderuar mërgimtarin Shala dhe e ka vlerësuar lartë kontributin e tij, për angazhim në krijimin e kushteve më të mira për nxënësit e Komunës së Malishevës, në procesin e mësimnxënies dhe edukimit.
Mërgimtari Bashkim Shala ka premtuar premtoi se nuk do të jetë donacioni i fundit, por do të angazhohet në sigurimin e donacioneve tjera për shkollat e Komunës së Malishevës.
Më herët ai ka dhënë më shumë se 50 karroca për persona të hendikepuar. Bashkim Shala, ia kishte dhuruar këtë donacion Qendrës së “Handikos”-it në Malishevë.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit










