Kosova
Mërgimtari nga Zvicra, udhëtari i 2-miliontë në APN “Adem Jashari”
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës për herë të parë në historinë e tij ka arritur shifrën prej 2 milionë udhëtarësh brenda një viti.
Për këtë rast, ky institucion ka shpërblyer udhëtarin e 2-miliontë, i cili ishte mërgimtari Naser Sadriu, që jeton në Zvicër. Naser Sadriu nga Podujeva është shpërblyer me një biletë kthyese dhe me shërbimet e aeroportit brenda një viti, shkruan albinfo.ch
Sadriu ka thënë se ishte në Kosovë për një rast vdekjeje, ndërsa ka falënderuar aeroportin për këtë dhuratë. Kryeshefi ekzekutiv i fluturimeve, Gokmen Aritai, e quajti si arritje shumë të rëndësishme këtë shifër për aeroportin. Ai ka thënë se kjo është festë historike për operimet e tyre.
Aritai theksoi se projekti i Aeroportit të Prishtinës është nga më të suksesshmit në botë dhe rajon, sa i përket privatizimit. Ndërsa, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, u shpreh se në fundvit janë duke shënuar një sukses të aeroportit. Ministri Lekaj deklaroi se ky është mesazh për të gjitha kompanitë dhe investitorët që Kosova është mundësi e mirë për investime.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














