Lajme
Mërgimtari nga Zvicra kandidat për kryetar komune në Kërçovë
Zgjedhjet lokale të tetorit do të jetë të nxehta sidomos për Kërçovën. Qarkullojnë emra të ndryshëm tanimë të njohur për publikun si nga BDI-ja, ASH-ja si dhe nga partitë e tjera.
Dy ciklet e kaluara zgjedhore të zgjedhjeve lokale partitë shqiptare kanë përkrahur kandidatin e BDI-së Fatmir Deharin i cili ka marrë shumicën e votave dy mandate radhazi.
Por kësaj radhe diaspora ka insistuar që komuna në mandatin e ardhshëm t’i takojë diasporës. Së fundmi si kandidat i diasporës paraqitet Xhevdet Spahiu i cili jeton dhe vepron në Zvicër. Ai thotë se ka marrë dritë jeshile nga Ali Ahmeti për të kandiduar në këto zgjedhje, me qëllim unifikimin e votës shqiptare, duke marrë parasysh faktin se vota e diasporës është vendimtare. Xhevdet Spaiu për momentin është kandidat i vetëm nga radhët e BDI-së.
“Me mobilizimin e diasporës, me përkrahjen e të gjitha partive politike dhe shoqatave joqeveritare që veprojnë në Kërçovë, me përkrahjen e BDI-së si partia më e madhe dhe veçanërisht kryetarit Ali Ahmeti, jam i bindur në fitoren tonë të përbashkët”, tha për TV21, Xhevdet Spahiu – kandidat për Kërçovën.
Ai thotë se Kërçovës i duhet një kandidat që do ketë guximin dhe mundësinë të kërkojë votën e çdo kërçovari pavarësisht bindjeve politike sepse në këtë mënyrë unifikohet vota shqiptare, duke sjellë edhe freskinë në Kërçovë. Ai pret përkrahje edhe nga partitë tjera politike në vend.
“Sot sfida jonë është ruajtja e Kërçovës. Kërçova ruhet vetëm më zhvillim ekonomik, punësimin e qytetarëve sipas kualifikimit, rritjen e rrogave minimale, spital dhe mjekësi bashkëkohore , kushte më të mira nëpër shkolla. Me pasuritë natyrore, njerëzore dhe pozitën gjeografike që ka Kërçova, kjo mund të arrihet shumë lehtë sepse në Kërçovë për momentin nuk jetojnë shumë banorë dhe me pak investime mund të arrihet punësimi i të gjithë qytetarëve”, shtoi Xhevdet Spahiu.
Në muajin nëntor edhe Kryetari aktual Fatmir Dehari në intervistë la të kuptohet se është i gatshëm edhe për një mandat të tretë, përcjell Albinfo.ch.
“Jam i koncentruar për vitin që na vjen apo për muajt që na vijnë pastaj janë punët që kam përballë premtimet që kam dhënë para qytetarëve, na mbesin edhe disa muaj deri në zgjedhjet lokale dhe mos të harrojmë nuk punoj në asnjë moment për të fituar zgjedhjet por punoj për të realizuar projektet, ato premtime ato prioritete, ato projekte që vijnë , punoj për të mundësuar një të ardhme më të mirë të këtij qyteti”, deklaroi Fatmir Dehari – Kryetar i Komunës së Kërçovës.
Disa ditë më parë në Emisionin Click Plus u përmend edhe emri i Fatmir Limanit si kandidat i pavarur, ndërsa disa ditë më vonë i njëjti e shpalli kandidaturën e tij edhe zyrtarisht.
TV21 ka kontaktuar edhe partitë e tjera në Kërçovë, nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa qëndrojnë në atë se do të dalin me kandidatin e tyre por nuk e përjashtojnë mundësinë e bashkëpunimit duke deklaruar se me emër konkret do të dalin pas regjistrimi të popullsisë. Nga VMRO-DPMNE-ja thonë se për kandidatin e Kërçovës do të vendosë kryesia e kësaj partie në Shkup, ndërsa nga LSDM-ja vazhdon heshtja duke mos dhënë asnjë detaj
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












