Lajme
Mërgimtari nga Suedia bën me shtëpi një familje në Malishevë
Kësaj familje ju kanë dorëzuar çelësat e shtëpisë, e cila është ndërtuar falë donatorit Halim Hoti, përmes shoqatës humanitare “Ndihmo edhe Ti”
Mërgimtarët vazhdojnë të kontribuojnë në forma të ndryshme në Kosovë, duke ndihmuar në mënyra të ndryshme, shkruan albinfo.ch.
Falë shoqatës bamirëse “Ndihmo edhe Ti”, me donator Halim Hotin nga Carralluka, i cili jeton dhe vepron në Suedi, dhe Komunës së Malishevës, familja e Musaj dhe Bukurie Kastratit nga Turjaka, përfundimisht e kanë të zgjidhur problemin e banimit, pasi janë bërë me shtëpi të re.
Kësaj familje ju kanë dorëzuar çelësat e shtëpisë, e cila është ndërtuar falë donatorit Halim Hoti, përmes shoqatës humanitare “Ndihmo edhe Ti”.
Shoqata e ka ndërtuar pjesën e mureve dhe meremetimin e brendshëm, ndërsa kulmin e shtëpisë e ka ndërtuar Komuna e Malishevës, në mënyrë që kjo familje të ketë një strehë normale për jetesë.
“Liridon Llapashtica, drejtor i shoqatës, ka thënë se kjo shtëpi, sikur edhe shumë të tjera, janë ndërtuar falë donatorit Halim Hoti, të cilin e ka falënderuar për këto donacione, si dhe falë bashkëpunimit të mirë me Komunën e Malishevës. “Ne do të jemi, gjithmonë aty ku është nevoja dhe falë këtyre donacioneve dhe këtyre bashkëpunimeve me komuna, apo institucione tjera, do t’iu dalim në ndihmë familjeve që kanë nevojë”, ka thënë Llapashtica”, thuhet në njoftimin e Komunës së Malishevës.
Familja Musaj dhe Bukurie Kastratit, janë katër anëtarë, ndërsa për shumë kohë, kanë qenë pa shtëpi, mirëpo tani ata e kanë zgjidhur përfundimisht problemin e banimit.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












