CH-Ballkani
Mërgimtari nga Danimarka ndihmon spitalin e Gjilanit
Nexhat Shemsiu nga fshati Përlepnicë ka thënë se ky donacion ka ardhur në Gjilan, falë gatishmërisë dhe angazhimit të kryetarit Lutfi Haziri dhe stafit të tij, për të punuar në këtë drejtim që shëndetësia primare të jetë përfituese e kësaj autoambulance
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare e Gjilanit ka pranuar një donacion nga Danimarka. Kjo qendër ka pranuar një ambulancë dhe pajisje tjera nga spitali i Danimarkës, derisa është mundësuar falë mërgimtarit shqiptar, Nexhat Shemsiu, i cili jeton në Danimarkë, raporton albinfo.ch.
Kryetari i Gjilanit e ka falënderuar Nexhat Shemsiun, shtetin e Danimarkës dhe spitalin “Falck Danmark A/S” për donacionin që i kanë dhënë spitalit në Gjilan.
Ai ka shtuar se ky donacion ka shumë vlerë dhe do të ndihmojë sistemin e shëndetësisë në këtë Komunë.
Nexhat Shemsiu, me vendlindje nga fshati Përlepnicë, donator nga Danimarka ka thënë se ky donacion ka ardhur në Gjilan, falë gatishmërisë dhe angazhimit të kryetarit Haziri dhe stafit të tij, për të punuar në këtë drejtim që shëndetësia primare të jetë përfituese e kësaj autoambulance, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjilanit.
Edhe drejtori i QKMF-së, Fejzullah Berisha, ka falënderuar donatorin shqiptar për këtë ndihmë dhe gjë ka qenë shumë e nevojshme për të kryer punën sa më profesionale.
Haziri i ka ndarë edhe një mirënjohje donatorit shqiptar, si dhe spitalit nga Danimarka, në shenjë falënderimi.
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









