Lajme
Investoi mbi 100 mijë euro, akuzon këtë ministri për shkelje ligjore
Mbi 100 mijë euro janë investuar nga Hisen Rrustemaj, por gjithë ky investim duket se ka shkuar huq
Mërgimtari Hisen Rrustemaj nga Qubreli i Skënderajt, u kthye nga Austria për të investuar në vendlindje, por ka dy vjet e gjysmë që i ka dalë punë me Ministrinë e Insfrastrukturës.
Mbi 100 mijë euro janë investuar nga ky mërgimtar, për hapjen e një kompanie të autobusëve për transportin e udhëtarëve, me idenë që ta mbulonte një linjë të re e cila ishte e lirë, atë Istog-Skënderaj, tranzit Drenas – Prishtinë.
Por si duket, i gjithë ky investim duket se i ka shkuar huq atij, raporton KTV.
Ndonëse Minsitria në fjalë kishte publikuar shpallje për këtë linjë dhe i vetmi operator që kishte aplikuar ishte kompania e tij, autobusët që ka ende mbesin të parkuar shkaku se nuk ka leje qarkullimi.
Thuhet se e vetmja përgjigje që i ka ardhur nga kjo Ministri është se ka ankesa nga operatorë të linjave tjera.
E quan absurde Rrustemaj këtë, sepse thotë se nuk ka mundësi që të ankohen kompani të cilat fare nuk kanë aplikuar.
Ai po ashtu ka bërë të ditur se ka angazhuar avokat, për këtë padrejtësi dhe shkelje të ligjit në fuqi që thotë se po bëhen nga ky dikaster.
Në Ministrinë e Insfrastrukturës thonë se arsye e refuzimit të lejes së qarkullimit është se në këtë realcion Istog-Klinë – Prishtinë, ka nisje të majftushme e po ashtu edhe në relacionin tjetër Istog-Skënderaj – Drenas – Prishtinë.
“Gjatë këtij procesi, MIT ka pranuar ankesa nga operatorët e transportit të regjionit të Istogut dhe Skenderajt e Drenasit. Me këtë rast, duke u bazuar në faktin se në relacionin Istog – Klinë – Prishtinë ka nisje të mjaftueshme, gjegjësisht çdo 30 minuta, sikur edhe në relacionin Skenderaj – Drenas – Prishtinë, që janë çdo 15 minuta”, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











