Zhvillim
Mërgimtari, në plantacion të arrave investon 700 mijë €
Fatos Xhafolli që punon në Gjermani, pa ndihmën e shtetit, ka investuar rreth 700 mijë euro në plantacionin e arrave në rajonin e Gjilanit
Kishte punuar disa vite në Gjermani dhe një pjesë të konsiderueshme të kursimeve kishte vendosur t’i investoj në Kosovës, në sektorin pemëtarisë. Biznesmeni Fatos Xhafolli, i cili nuk ka marrë subvencion dhe ndihma nga shteti, ka investuar rreth 700 mijë euro në plantacionin e arrave në rajonin e Gjilanit.
Xhafolli ka dy dekada që jeton dhe vepron në Berlin të Gjermanisë, ku në këtë qytet ai ka në pronësi tre restorante, në të cilat ka të punësuar 65 punëtorë.
“Dëshira për atdheun më solli këtu për të investuar në ngritjen e një plantacioni të arrave në rajonin e Gjilanit. Por, deri më tash unë s’kam pasur ndonjë përkrahje institucionale në punën që kam nisur. Tokën e kam blerë prej qytetarëve privatë”, ka deklaruar për “Zërin” ku investonit i diasporës.
Ai thotë se gjatë procesit të privatizimit ka pasur tokë në shitje, por nuk ka dashur të hyj në këto biznese, për shkak të problemeve të shumta me të cilat janë ballafaquar blerësit tjerë. “Aksioni i fundit i Policisë për lirimin e objekteve të uzurpuara është për t’u përshëndetur”, ka thënë ai.
Po ashtu, biznesmeni Xhafolli thotë se edhe investimet në ngritjen e plantacionit po duhet t’i bëjë të gjitha vetë. “Në kemi kërkuar përkrahje institucionale nga Ministria e Bujqësisë, por deri më tash nuk kemi marrë përgjigje”, tha më tej ky biznesmen që veproi për dekada në mërgim.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












