Kosova
Mërgimtari mbetet pa kulm mbi kokë, iu dogj banesa në Gjermani derisa ishte për pushime në Kosovë
Erdhi për pushime të fundvitit në Kosovë. Por natën e Vitit të Ri Hazir Stublla, i cili jeton në Gjermani përjetoi një ngjarje të rëndë. Atij iu dogj e tërë banesa në vlerë prej 100 mijë eurosh në Gjermani, derisa ai ishte për pushime në Kosovë. Kjo ngjarje bëri që ai dhe familja e tij (gruaja dhe katër fëmijët), të mbesin pa kulm mbi kokë, përcjell albinfo.ch.
Stublla kishte marrë video nga fqinjët e tij teksa kishe ndodhur rasti i rëndë, shkruan gazeta gjermane BILD. Por emir i Stubllës nuk është i panjohur për mediat në Gjermani. 49-vjeçari, i cili punon si taksist, njihet për gjestin e bërë ndaj portierit të kombëtares gjermane, Manuel Neuer. Ai ia kishte kthyer portofolin me para në vlerë prej 800 eurosh bashkë me kredit kartelat dhe dokumentet personale. Hazir Stublla kishte udhëtuar 120 kilometra për t’ia dhënë atij portofolin.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










