Kosova
Mërgimtarët s’mund të hyjnë në Gjermani pa test negativ, përkundër vaksinimit

Të gjithë mërgimtarëve nga Gjermania, të cilët kanë vizituar Kosovën, që të kthehen me aeroplan u duhet patjetër të kenë testin negativ për COVID-19, edhe nëse janë të vaksinuar kundër virusit. Kjo është masa që kanë vënë autoritetet gjermane jo vetëm për kosovarët, por jo të gjithë janë të informuar.
Të shtunën një qytetare është ankuar në adresë të KOHËS se në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” i është kërkuar testi negativ i 48 orëve të fundit, në mënyrë që të lejohej të hipte në aeroplan, edhe pse ua kishte prezantuar zyrtarëve librezën e vaksinimit. Ajo ka thënë se në Kosovë ka hyrë me shumë lehtësi dhe askush nuk i kishte thënë se kur të kthehej i duhej testi. Është shprehur e habitur për kriteret e tjera. Ajo arriti të nisej për në Gjermani, pasi kreu testimin në minutat e fundit para fluturimit, përcjell Albinfo.ch.
Kjo s’është hera e parë që në Aeroportin e Prishtinës udhëtarët kanë pasur paqartësi lidhur me dokumentet e kërkuara për udhëtime në kohë pandemie.
Nga ky aeroport kanë treguar se shpesh marrin ankesa të tilla, teksa kanë theksuar se qytetarët duhet të informohen nga kompanitë ajrore apo ambasadat për kërkesat e veçanta të shteteve prej ata vijnë.
“Ne procesojmë të gjitha fluturimet dhe udhëtarët, në bazë të kërkesave të shtetit apo destinacionit ku udhëtojnë. Megjithatë, udhëtarët duhet të informohen në momentin kur blejnë biletën nga kompanitë ajrore dhe për çdo informacion shtesë duhet të adresojnë kërkesat e tyre edhe në ambasadat e atyre shteteve”, ka thënë Valentina Gara, zëdhënëse e Aeroportit të Prishtinës.
“Në Departamentin e Ankesave ne pranojmë ankesa nga më të ndryshmet, e po ashtu edhe në bazë të standardit ISO 10002 ne shtjellojmë edhe ankesat e kësaj natyre”, ka thënë ajo.
Në shumë raste ka ndodhur që qytetarët në minutat e fundit të shfrytëzojnë qendrën e testimit që gjendet në aeroport.
Çështja e vaksinave nuk përmendet fare as në njoftimet që janë publikuar deri tash nga Ambasada e Kosovës në Gjermani. Të tilla vështirë se gjenden edhe në uebfaqet e autoriteteve të shëndetësisë në Gjermani.
Megjithatë, në një nga njoftimet e fundit të autoriteteve atje bëhet e ditur se, në bazë të vendimit të fundit, pas 30 marsit, çdokush që dëshiron të udhëtojë drejt Gjermanisë, përmes udhëtimeve ajrore, i duhet të ketë test negativ (PCR) për COVID-19, të kryer në dy ditët e fundit. Pranohen edhe testet rapide. Pos kësaj, theksohet se testi është obligativ edhe nëse udhëtari është vaksinuar apo ka kryer koronavirusin më herët. Pasi që Kosova hyn në listën e zezë të vendeve për rastet me COVID-19, rezultati i testimit duhet të ruhet së paku dhjetë ditë pas udhëtimit.
Për dallim nga Gjermania që ka kritere të ashpra për hyrje, edhe pse ka vaksinuar mbi 11 milionë banorë, për hyrje në Kosovë vlejnë kritere më të buta. Ndër masat e fundit për luftimin e COVID-19, në Kosovë u vendos që qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë, përfshirë ata me leje qëndrim të përkohshëm ose të përhershëm, e që vijnë nga vendet me rrezik të lartë, duhet të kenë testin RT-PCR negativ për COVID-19 të bërë në 72 orët e fundit, në bazë të parimit të reciprocitetit. Të gjithë qytetarët, gjatë hyrjes duhet të paraqesin testin e kryer më së largu në 72 orë para hyrjes në Kosovë, në të kundërtën duhet të vetizolohen për 7 ditë.
E pasi s’ka masa ndaluese as për ta kaluar kufirin me Shqipërinë, mijëra qytetarë shfrytëzuan rastin dhe fundjavën e kaluan në bregdet. Vetëm të premten nga Kosova në Shqipëri kanë udhëtuar mbi 5000 qytetarë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Lorena Kengji: Arti si një mënyrë për të qëndruar e lidhur me veten Më 10 dhe 11 maj 2025, në Kreuzlingen u mbajt një ekspozitë e veçantë artistike, ku...
-
Promovohen dy libra të krijuesit, Brahim Avdyli
-
Arrestohet 18 vjeçari shqiptar në Itali, mbante mbi 220 doza kokaine në xhep
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains
-
Ulen dënimet e kosovarëve të akuzuar për skllavërim të grave: Mungojnë faktet
Jeta në Austri
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri Kur bëhet fjalë për ngasjen në Austri, nuk duhet të keni kujdes vetëm për rregullat e...
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains
-
Hetimi për aksidentin ajror në Graz në 2024 i kalon Zvicrës