Lajme
Mërgimtarët që udhëtojnë drejt Francës nuk kanë nevojë për test
Ambasada shqiptare në Francë ka bërë të ditur përmes një njoftimi se qytetarët, të cilët duan të udhëtojnë drejt Francës, nuk kanë nevojë për test negativ, transmeton albinfo.ch.
Zyrtarisht ambasada bën të ditur: “Qytetarët shqiptarë dhe ata të huaj që udhëtojnë me linja direkte nga Shqipëria drejt Francës nuk janë të detyruar të paraqesin rezultatet e testit dhe as të bëjnë karantinë”.
“Bazuar ne dekretin nr.2020-860, datë 10 qershor 2020, të ndryshuar më datë 31 korrik 2020, shtojca 2bis dhe 2ter, të qeverisë së Republikës Franceze, qytetarët shqiptarë dhe ata të huaj që udhëtojnë me linja direkte nga Shqipëria drejt Francës nuk janë të detyruar të paraqesin rezultatet e testit biologjik për praninë e COVID-19 dhe as të bëjnë këtë test në momentin e hyrjes në territorin francez. Gjithashtu, udhëtarët me linja direkte nga Shqipëria drejt Francës, nuk kanë detyrim të izolohen (karantinë), në rast se nuk shfaqin asnjë shenjë që mund të gjykohet si e dyshimtë nga autoritetet e kufirit në Francë. Për udhëtarët që fluturojnë nëpërmjet Serbisë apo Turqisë, autoritetet franceze mund të kërkojnë paraqitjen e rezultatit të testit biologjik për praninë e COVID-19, jo më të vjetër se 72 orë, ose kryerjen e testit me detyrim në momentin e hyrjes në Francë’, njofton ambasada. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











