Lajme

Mërgimtarët, pesë herë më shtrenjtë paguajnë për spitalet

Mërgimtarët të cilët kalojnë pushimet në Kosovë paguajnë pesë herë më shumë për shërbimet shëndetësore në institucionet publike

Sic shkruan sot gazeta Koha Ditore në Prishtinë kjo ështe vetëm se mërgimtarët  janë bartës të sigurimeve shëndetësore të huaja. Institucionet shëndetësore e pranojnë se ekziston një tarifë pesëfish më e lartë për qytetarët, qoftë edhe kosovarë, të cilët në momentin e vizitës te mjeku tregojnë që kanë sigurime shëndetësore jashtë Kosove.

Ndërsa Ministria e Diasporës shumëfishimin e çmimit e konsideron diskriminues.

Gati 50 euro i ka kushtuar trajtimi i një frakture të dorës, Agon R. nga Peja, i cili jeton në Norvegji. Ai gjatë ditës së martë është trajtuar në Spitalin Regjional të Pejës.

Një familjar i këtij pacienti, i cili jeton në Kosovë, i ka thënë “Kohës Ditore” se e kanë befasuar çmimet për të cilat është detyruar që t’i paguajë.