Kosova
Mërgimtarët nga Zvicra kryesojnë me ardhjet në Kosovë
Fluksi i madh i mërgimtarëve në vendlindje
Jemi në sezonin e verës, ku pushimet kanë nisur në shumë shtete të Evropës, përcjell albinfo.ch.
Që nga ditët e para të korrikut Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” është “vërshuar” nga kosovarët që jetojnë në diasporë, të cilët thonë se këtu presin t’i kalojnë ditët më të bukura të vitit.
Është rritur numri i udhëtarëve, të cilët përdorin linjat ajrore për të arritur në Kosovë, pasi duan t’i evitojnë pritjet e gjatë në pikat kufitare të Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Valentina Gara.
Ajo pohon se për herë të parë, këtë vit, aeroporti ka kaluar 1.5 milionë udhëtarë.
Sipas saj, gjatë tremujorit të verës pritet të ketë rritje më të madhe të numrit të udhëtarëve në këtë aeroport.
Deri në përfundimin e vitit, ajo thotë se ka pritshmëri që numri i udhëtarëve në këtë aeroport të arrijë shifrën e tre milionëshit, shkruan arbresh.
“Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, qysh nga fillim viti ka pasur një rritje të hovshme të numrit të udhëtarëve, kryesisht kemi pasur një trend të rritjes gjatë gjashtë muajve të këtij viti. Kemi diku një rritje për 15 për qind të udhëtarëve në krahasim me periudhën e njëjtën. Gjatë tre muajve të verës presim edhe një rritje të numrit të udhëtarëve, deri më tani kemi kaluar shifrën e 1.5 milionë udhëtarëve, shifër që më parë nuk ka qenë e arritur. Presim që deri në fund të vitit do arrij shifrën deri në 3 milionë”, thotë Gara.
Ajo thotë se ka një rritje të hovshme të udhëtarëve gjatë gjashtë mujorit të këtij viti dhe se pothuajse të gjitha kompanitë kanë shtuar dukshëm linjat ajrore për shkak të kërkesës së madhe.
“Ne kemi taksa të cilat janë të rregulluara dhe kemi çmimet e shërbimeve të tona, ndërsa çmimet të biletave ato rregullohet në bazë të kërkesave të tregut. Ne jemi duke bërë të pamundurën që të sjellim kompani të reja ajrore, në mënyrë që të rrisim sa do pak konkurrencën në treg. Gjatë sezonës së verës kërkesat janë më të larta se sa jashtë sezonës”, shprehet ajo.
Ajo tha se korriku dhe gushti gjatë verës, dhjetori e janari gjatë dimrit, janë muajt më të ngarkuar.
“Destinacioni që më së shumti ka udhëtarë është Zvicra, më pas pasohet nga Gjermania, Austria, Turqia etj.”, thekson Gara.
E-Diaspora
-
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? Kë e prek pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? ... -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja










