Lajme

Mërgimtarët nga Zvicra dhe Gjermania prijnë me numrin e ardhjeve në Kosovë

Mërgimtarët që po zgjedhin aeroportin e Prishtinës të vijnë në vendlindje, janë ata që jetojnë në Zvicër.

 

Është bërë e ditur se mërgimtarët nga Zvicra dhe Gjermania prijnë për nga numri i ardhjeve në Kosovë këtë vit, për dallim nga shtetet e tjera nga bota, me theks të veçantë nga Evropa, shkruan albinfo.ch.

Sipas të dhënave nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” dhe Byroja Kosovare e Sigurimeve, në periudhën janar-dhjetor kishte 2,964,845 pasagjerë.

Në 2022, numri i udhëtarëve ka arritur në 2,994.560 apo 37,31 për qind më shumë krahasuar me vitin paraprak, nderkaq numri i përgjithshëm i fluturimeve të administruara në ANP ka arritur në 21,842 duke shënuar rritje prej 21,28 për qind, nga viti në vit.

Ky vit, pa dyshim është viti me numrin më të lartë të ardhjeve nga diaspora në Kosovë.

Referuar të dhënave nga Zyra për Informim nga ANP-ja, brenda kësaj periudhe prijnë udhëtarët nga Zvicra, pastaj Gjermania, Turqia (mërgimtarët nga Amerika), Austria, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia, Belgjika dhe Finlanda./Albinfo.ch