Zhvillim
Mërgimtarët e mbajnë gjallë Bosnjën
Sipas Bankës Qendrore të Bosnje dhe Hercegovinës, rrjedha totale e të hyrave nga diaspora, përfshirë edhe pensionet, shkon në 1.8 miliard euro në vit

Shumë shtete të botës stabilitetin social e mbështesin në paratë që dërgojnë mërgimtarët, që në zhargonin e përgjithshëm njihen si “remitenca”. Paratë e diasporës i mbajnë gjallë edhe disa nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Bosnjën dhe Hercegovinë ku mërgimtarët për çdo vit dërgojnë nga 1. 5 miliardë euro.
Sipas një raporti të Bankës Botërore, deri në fund të vitit 2013, vetëm emigrantët nga vendet në zhvillim, pritet të dërgojnë në shtëpitë e tyre 414 miliardë dollarë amerikanë, që shënon një rritje prej 6.3 për qind në krahasim me vitin paraprak.
Nëse remitencat shkojnë në bazë të këtyre parametrave, atëherë deri në vitin 2016 dërgesat e diasporës mund të shkojnë në 540 miliardë dollarë amerikanë, thuhet në një artikulli publikuar në “Daily Bosna”
Lumi i parave që rrjedh në vendet në zhvillim, nga nënkontinenti Indian e deri në Afrikën nën-sahariane, nga Amerika latine e deri në Azinë e largët dhe në Ballkan, e ngritë nga 15-20 për qind GDP-në në Bosnjë dhe Hercegovinë, Haiti, Jordani, Lesoto, Republikë të Moldavisë dhe Toga.
“Sipas Bankës Qendrore të Bosnje dhe Hercegovinës, të hyrat nga remitancat vjetore përbëjnë nga 1 deri në 1.5 miliard Euro. Rrjedha totale e valutës së huaj në Bosnje nga jashtë, ku përfshihen pensionet nga jashtë, përbën mbi 1.8 miliard Euro në vjet”, thotë Aisa Telalovic nga Ministria për të drejta të njeriut dhe refugjatë në Këshillin Ministror të Bosnje dhe Hercegovinës.
Ajo thotë se Bosnja është në mesin e 15 vendeve të para në botë sa i përket shkallës së emigrantëve në raport me popullsinë e përgjithshme. Sipas shifrave të BB-së, 38.9 % e të gjithë boshnjakëve jetojnë jashtë vendit.
“Bosnja është vendi në zhvillim i dytë në Evropë, pas Shqipërisë, kur flasim për emigrantë”, thotë Telalovic për AA, duke shtuar se ‘ikja e trurit’ në të gjithë Ballkanin është e lartë, por Bosnja ka shifrat më të larta, me 24.5 %, thonë statistikat e Bankës Botërore.
Ajo thekson se të hyrat e përgjithshme nga remitancat në Bosnje janë tri herë më të larta sesa e gjithë ndihma për zhvillim që vjen nga Bashkimi Evropian, Kombet e Bashkuara dhe të tjerë që e ndihmojnë Bosnjën.
Ndryshe, remitencat janë faktor i stabilitetit social edhe në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri e Serbi. Shumica e parave që dërgojnë mërgimtarët shkojnë në konsum të përgjithshëm, por dhe në shëndetësi dhe në pagesat e shërbimeve komunale; ujë, mbeturina, rrymë, etj.
E-Diaspora
-
Në pushime me fëmijën, në kohë shkolle: Kjo mund t`i kushtojë 1000 euro kosovares Ligji për Arsimin, në Bavari, thotë: “Kushdo që nuk siguron që të miturit në moshën e...
-
TECH FORUM 2025, Cyrih: Kosova dhe shqiptarët, një “superfuqi” e TI-së
-
Katër shqiptarë akuzohen për mashtrim kibernetik, dëmi: Mbi një miliard euro
-
Dr. Kaltrina Zahiti: Për një trajtim më të përgjegjshëm të syve
-
Gjermani: Arrestohet mërgimtari në trenin Euro-City, kishte dokumente false
Jeta në Austri
-
Tradita e pushimeve: Ku do të shkojnë austriakët në verën e 2025? Pavarësisht rritjes së kostove, pushimet mbeten një prioritet për austriakët në verën e 2025, edhe pse...
-
Austri: Buxheti i ri sjell rritje të ndjeshme tarifash për qytetarët
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri