Lajme
Mërgimtarët e aksidentuar mbrëmë, nisen për Slloveni
Siç ka raportuar Albinfo.ch, mbrëmë një autobus i linjës Prishtinë-Graz (Austri) ishte aksidentuar rreth orës 22:00 në Kupci të Madh afër Krushevcit, në Serbi, ndërsa nëntë personat e lënduar janë jashtë rrezikut për jetë, njofton albinfo.ch.
Ndërsa në mëngjesin e sotëm kompania Zhitia Tourist njoftoi se të nëntë personat nuk kanë lëndime serioze dhe pasagjerët që ishin në autobus tashmë janë rrugës për në Slloveni.
“Falënderojmë Zotin që nuk kishte lëndime serioze, pasagjerët që ishin në autobusin kur ndodhi aksidenti, tashmë janë rrugës për në Slloveni.
Ju falënderojmë për ndihmën sinqeritetin e besnikërinë tuaj ndaj nesh”, thuhet në postimin e kësaj kompanie.
Ndryshe, mbrëmë Qeveria e Kosovës kishte njoftuar se një autobus i linjës Prishtinë-Graz (Austri) është aksidentuar rreth orës 22:00 në Kupci të Madh afër Krushevcit, në Serbi.
Qeveria njoftoi se janë 9 udhëtarë që kanë pësuar lëndime, por që janë jashtë rrezikut për jetë.
“Sipas informatave të para, janë 9 udhëtarë të lënduar në spital dhe të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë. Kompania e udhëtimit ka nisur një autobus tjetër që t’i marrë udhëtarët që të vazhdojnë udhëtimin për në Graz. Zyrtari ynë ndërlidhës është rrugës për në spitalin e Krushevcit për t’i vizituar të lënduarit. Të lënduarve u urojmë shërim sa më të shpejtë”, thuhej në njoftimin e qeverisë.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










