Lajme
Mërgimtarët dibranë nga Amerika mblodhën mbi 37 mijë dollarë për spitalin e Dibrës
Shqiptarët kudo në botë kontribuojnë për atdhen e tyre. Duke qenë se spitali i Dibrës nuk ka mjaftueshëm furnizime, ndërsa ditët e fundit është i stërmbushur me pacientë me koronavirus, dibranët në diasporë kan ngritur një fushatë për ndihma, transmeton albinfo.ch.
Në një fushatë për mbledhjen e ndihmave financiare që të ndihmohet Spitali i Dibrës së Madhe në Maqedoninë e Veriut, ngase ky qytet ka më shumë qytetarë të saj në diasporë se sa në vendlindjen e tyre.
Thuhet se aktualisht në Dibër ka 53 raste aktive, por mjekët thonë se nuk ka shtretër të mjaftueshëm për pacientët në spital, dhe nuk ka personel mjekësor, sipas shtypit lokal.
Për këtë, ne folëm me kryetarin e Shoqatës Atdhetare Dibra, në Staten Island (NY), zotin Dashnor Miftari, i cili deklaroi se gjendja në Spitalin e Dibrës është shumë e keqe.
“Sapo, jam kthyer nga pushimi veror në vendlindje, tha ai duke shtuar se Spitali i Dibrës, ndërtuar në kohën e Jugosllavisë, ka mbetur shumë mbrapa dhe ka një mugesë të madhe të pajisjeve spitalore, sidomos në këtë kohë të kësaj pandemie globale, dhe gjendjes së rënduar në Maqedoninë e Veriut.
Më pas ai tha se është hapur edhe linku i cili të çon direkt e te fondacioni i hapur në faqen GoFundMe, ku mund të dhurohen online të ardhura për të ndihmuar spitalin, dhe për 24 orë janë mbledhur 37,605 dollarë, ndërsa pritet të bëhen 100 mijë dollarë.
Shoqata Atdhetare Dibra u bën thirrje të gjithë dibranëve në Amerikë dhe Europë, se është hapur fondacion për të pranuar ndihmë financiare, për të dhënë ndihmën e tyre, deri sa ta arrihet shuma e ndihmave në 100 mijë dollarë.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











