Lajme
Mërgata shqiptare nga Maqedonia nuk është lënë pasdore në Zvicër

Kështu ka deklaruar ambasadori i Maqedonisë në Bernë, Ramadan Nazifi, në një intervistë për albinfo.ch. Diaspora shqiptare nga Maqedonia jo vetëm që ka të drejtë tashmë të votojë jashtë vendit për zgjedhjet e qershorit, por edhe do të përfaqësohet në të ardhmen me një deputet në parlament, thotë në këtë intervistë ambsadori Nazifi. Sipas tij, në Zvicër jetojnë 61 mijë qytetarë të Maqedonisë, shumica prej tyre shqiptarë. Atyre u ofrohen shërbimet konsullore në përfaqësinë diplomatike të këtij shteti në Bernë, mirëpo nuk do të ketë konsullata për shkak të implikimeve buxhetore, thotë diplomati shqiptar nga Maqedonia.
Albinfo.ch: Tashmë janë miratuar ndryshimet dhe plotësimet e Kodit zgjedhor, me këto ndryshime rregullohet votimi i diasporës në zgjedhjet e ardhshme, si e vlerësoni këtë vendim të qeverisë maqedonase ?
Ramadan Nazifi: Para ca ditësh u aprovuan ndryshimet dhe plotësimet në Kodin zgjedhor, të cilat mundësojnë që edhe qytetarët tanë me qëndrim jashtë atdheut ta realizojnë të drejtën e votimit në vendet ku jetojnë. Procesi i votimit do të zhvillohet në lokalet e përfaqësive diplomatiko-konsullore të Maqedonisë. Në bazë të dispozitave ligjore, Ambasada e Republikës së Maqedonisë në Bernë, më 21 prill 2011 në të përditshmen “Tages Anzeiger” ka shpallur Thirrje publike në lidhje me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, respektivisht, ditën, menyrën dhe vendin e votimit të mërgimtarëve tanë në Zvicër. Shtetasit e Maqedonisë me të drejtë votimi pas kryerjes së procedurave të nevojshme paraprake të paraqitjes në listën zgjedhore, të drejtën e tyre qytetare do të mund ta realizojnë më 4 qershor 2011 në lokalet e Ambasadës, në adresën: Kirchenfeldstrasse 30, CH-3005 Bern.
Albinfo.ch: A mund të kemi një deputet shqiptar të zgjedhur nga diaspora nëse merret parasysh numri i madh i shqiptarëve që jetojnë në vendet e Evropës ?
Ramadan Nazifi: Për atë do të vendosin qytetarët ditën e votimit. Duke e pasur parasysh numrin e madh të bashkatdhetarëve tanë në Evropë dhe, natyrisht, nëse respektohen konditat ligjore në kontekst të plotësimit të cenzusit të nevojshëm, nuk ka dyshim se mund të zgjidhet një deputet shqiptar nga njësia zgjedhore nr. 7 që përfshin Evropën dhe Afrikën.
Albinfo.ch: Përveç Ambasadës së Maqedonisë në Bernë, a funksionon ndonjë mision tjetër diplomatik në Zvicër ?
Ramadan Nazifi: Republika e Maqedonisë ka dy përfaqësi diplomatiko-konsullore në Zvicër: Ambasadën në Bernë dhe Misionin e përhershëm pranë Kombeve të Bashkuara në Gjenevë. Këtu duhet përmendur që ky i fundit është kompetent për çështje multialterale, ndërsa Ambasada në Bernë i kryen punët bilaterale dhe konsullore.
Shumica e të punësuarve në Ambasadën e Maqedonisë në Bernë janë shqiptarë
Albinfo.ch: A mendoni se edhe këtu janë lënë pasdore shqiptarët nga Maqedonia, që janë rreth 61 mijë në Zvicër.
Ramadan Nazifi: Jo, nuk mendoj që shqiptarët nga Maqedonia këtu janë lënë pasdore. Për këtë flet edhe fakti që shumica e të punësuarve në Ambasadë janë shqiptarë dhe bashkatdhetarët tanë trajtohen njësoj, pavarësisht nga përkatësia kombëtare. Deri tani nuk kemi pasur ndonjë vërejtje nga qytetaret tanë në lidhje me sjelljen e të punësuarve në Ambasadë dhe realizimin e të drejtave të tyre.
Sipas të dhënave të fundit të Entit Federal për Migracion, në Konfederatën Zvicerane jetojnë afër 61.000 shtetas të Republikës së Maqedonisë, ndërsa në bazë të njohurive tona empirike, 80 – 85 % nga numri i përgjithshem i qytetarëve nga Maqedonia në Zvicër janë shqiptarë, ose thënë me shifra, afër 50 mijë.
Albinfo.ch: Në kontaktet që keni me bashkatdhetarët, cili është shqetësimi i tyre në këtë drejtim, a duhet të udhëtojnë ata në Maqedoni sa herë që kanë nevojë për ndonjë dokument
Ramadan Nazifi: Ambasada, në suazat e mundësive ligjore dhe kompetencave të saj, qytetarëve tanë iu ofron shërbime konsullore, siç janë: procedurat e ndryshme administrativo-juridike, pajisja me dokumentacione udhëtimi, paraqitja e foshnjave të lindura në Zvicër dhe kurorëzimeve me qëllim regjistrimi në librat e amzës, legalizimi i autorizimeve, deklaratave etj. Gjithashtu, duhet përmendur edhe ndihmesën juridike, në kontekst të mbrojtjes së interesave të tyre para organeve kompetente zvicerane, ku do ta theksoja pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Ambasadës në seanca gjykimi dhe forma të tjera të asistencës. Nuk është e domosdoshme që bashkatdhetarët tanë të udhëtojnë në Maqedoni çdoherë që kanë nevojë për ndonjë dokument, pasiqë siç e përmenda edhe më lart, atyre iu mundësohet që pjesën dërmuese të kërkesave t’i realizojnë nëpërmjet Ambasadës.
Albinfo.ch: A ka pasur ndonjë përpjekje për hapjen e konsullatave nga shteti që ju e përfaqësoni ?
Ramadan Nazifi: Shpeshherë është diskutuar nevoja dhe mundësia për hapjen eventuale të ndonjë konsullate në Zvicër, por këtu duhet të llogariten edhe implikacionet fiskale, të cilat e vështirësojne një hap të tillë. Duke e pasur parasysh madhësinë territoriale të Zvicrës, si dhe mundësinë e arritjes së shtetasve tanë në Bernë dhe kthimin në vendbanimet e tyre brenda ditës, mendoj që deri tani në mënyre optimale dhe kualitative i kemi shërbyer ata. Në funksion të lehtësimit të kryerjes së nevojave administrative të qytetarëve tanë, Ambasada në marrëveshje paraprake me shoqatat e mërgimtarëve tanë organizon edhe ditë konsullore nëpër kantone të tjera, që është dëshmuar si mekanizëm i suksesshëm dhe i levërdishëm për qytetarët tanë.
Albinfo.ch: Nëse kërkohet ndonjë dokument nga qytetarët e Maqedonisë, cila është adresa që duhet të drejtohen ?
Ramadan Nazifi: Shtetasit e Maqedonisë dhe qytetarët e huaj që kanë nevojë për pajisje me dokumentacione dhe shërbime të ndryshme, mund të paraqiten në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë në Bernë, në adresën: Kirchenfeldstrasse 30, CH-3005 Bern, tel. 0041313520028, fax. 0041313520037, e-mail: [email protected]. Orari i punës me palë: çdo ditë pune (përveç festave shtetërore të Zvicrës dhe Maqedonisë) 09:00 h – 13:00 h.
E-Diaspora
-
Ulen dënimet e kosovarëve të akuzuar për skllavërim të grave: Mungojnë faktet Gjykata e Lartë e ka rrëzuar ankesën e ish bashkëshorteve. Kryetari i trupit gjykues thotë se...
-
Konflikt mes shqiptarëve në Itali, vritet me thikë 35-vjeçari
-
Autoshkollë e re në Winterthur, flasin edhe shqip!
-
Kënga “Mora fjalë’ jehon në sheshin e Mynhen-it
-
Shqiptari nga Maqedonia, delegat i ri në UEFA
Jeta në Austri
-
Hetimi për aksidentin ajror në Graz në 2024 i kalon Zvicrës Autoritetet zvicerane kanë marrë zyrtarisht përsipër hetimin për aksidentin e fluturimit të kompanisë Swiss në Graz,...
-
Austri: Nxënësi 15-vjeçar pranon se ka dërguar kërcënime për bomba në tre shkolla
-
Pas Zvicrës edhe Austria i reagon Gjermanisë për kontrollet kufitare
-
Austri: Përfitimet e familjes dhe të fëmijëve të ngrira deri në vitin 2027
-
10 mitet e çiklizmit që nuk duhet t’i besoni në Austri