Kuriozitete
Mercedesi S-Class, sjell versionin Maybach (FOTO)
Është bërë e ditur se prodhuesi gjerman i veturave luksoze, Daimler AG, e ka prezantuar modelin e ri të limuzinës luksoze, S-Class Maybach, që është version më i veçantë, më i shtrenjtë dhe më luksoz se modeli bazë i limuzinës së famshme, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se ky model është i pajisur me teknologjinë më të fundit, me më shumë airbag se modeli standard dhe është 18 centimetra më i gjatë se modeli në kategorinë standarde të tipit S-Class, duke siguruar më shumë hapësirë për pasagjerët në ulëset e pasme.
Përpos rehatisë, qetësisë dhe ndjenjës së luksit gjatë vozitjes, inxhinierët e Mercedesit janë përkujdesur që veturës së veçantë t’ia përforcojnë edhe karakteristikat e sigurisë në rast aksidenti, shkruan Gazeta Express.
Mercedes-Benz S-Class Maybach është i pajisur për herë të parë me airbag para pasagjerëve në ulëset e pasme, por ka airbag edhe në rripin e sigurisë dhe në ulëse.
Ndryshe nga veturat e zakonshme, ngjyrosja e kësaj veture nuk bëhet në mënyrë të automatizuar nga robotët ngjyrosës, por kryhet nga një person dhe vetëm ky proces zgjat – besoni ose jo – një javë.
Dyert e pasme të vetures hapen dhe mbyllen në mënyrë automatike, me shtypjen e një pulle. Madje, nëse pasagjeri i ulur në pjesën e pasme është aq përtac që ta shtypë pullën, mund të kërkojë nga vozitësi që ta bëjë këtë për të, sepse edhe një pullë e tiillë për hapjen dhe mbylljen e dyerve të pasme ndodhet edhe në derën e vozitësit.




Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











