Lajme
Menduh Thaçi jep dorëheqje
Menduh Thaçi nëpërmjet një komunikate për media, deklaron dorëheqjen e parevokueshme nga Partia Demokratike Shqiptare dhe Këshillit Drejtues i PDSH-së
Pas disa vitesh në krye të Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi ka dhënë të enjten mbrëma dorëheqje nga shkuar në pensionim. Ai jep dorëheqje pas rezultateve të dobëta që ka marrë partia e tij, PDSH në zgjedhjet e 11 dhjetorit, duke u radhitur subjekti i katërt politik me vetëm 2 deputetë të garantuar në Kuvendin e Maqedonisë.
“Të dashur miq, sapo dorëzova dorëheqjen e parevokueshme nga posti i Kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare dhe Këshillit Drejtues të PDSH-së. Partinë Demokratike Shqiptare do t’a drejtojë në mënyrë kolektive Këshilli Drejtues deri në Kongresin e jashtëzakonshëm, data e mbajtjes e të cilit do të caktohet nga Kuvendi Qendrorë i Partisë”, thuhet në vendimin e Thaçit.
Koordinatorë i aktiviteteve, siç thënë ai, u emërua sekretari i Përgjithshëm, Azem Sadiku, ndërsa Thaçi thotë se do të mbetet “ushtarë i bindur i Partisë Demokratike Shqiptare”.
Menduh Thaçi, nga viti 2007, zyrtarisht e drejtoi PDSH-në, duke e marrë partinë nga lideri shpirtëror dhe ideatori i kësaj partie, Arbër Xhaferi. Por, që nga kjo periudhë, Thaçi dhe PDSH nuk arritën të jenë pjesë e Qeverisë në Shkup, pasi liderin e partisë më të madhe shqiptare e mori BDI, e cila lidhi koalicion me VMRO-në e Gruevskit.
Si parti në opozitë, tanimë nga viti 2002, PDSH u dobësua vazhdimisht dhe në zgjedhjet e viti 2013, sërish mbeti e dyta dhe kjo shkaktoi tërmet brenda partisë.
Ziadin Sela një politikan pragmatik që fitoi zgjedhjet në Strugë, kërkoi nga lideri i PDSH-së që të reflektoj pas disa humbjeve. Thaçi atëbotë nuk e bërë këtë dhe Sela bashkë me disa aktivist u nda, e rrjedhimisht e ndanë edhe PDSH-në në fraksionin Lëvizja për Reforma e PDSH-së.
Kjo e fundit, në koalicion me dy parti me të vogla shqiptare, fituan 3 deputetë në Kuvendin e Maqedonisë, ose një më shumës e PDSH-ja aktuale, që mbeti e katërta, pas BD)I-së, Lëvizjes BESA dhe Aleancës për Shqiptarët.
Këto rezultate e thyen sërish Menduh Thaçin, i cili qysh me 11 dhjetor dhe shenja se do të largohet nga partia. Ai sot e zyrtarizoi atë. Thaçi është stomatolog i diplomuar në Universitetin e Prishtinës.
E-Diaspora
-
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare vlerëson rolin e diasporës dhe kujton koncertin në Gjenevë si një... -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













